Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Martë, 9 Dhjetor 1997

Idealet e Dhjetorit i shpërdoroi politika

8 Dhjetori, Dita e Demokracisë që aspiruan studentët, u kremtua dje në mënyrë cerebrale nga segmentet të veçanta politike. Askush nga politikanët nuk u kujtua se kjo datë është e shenjtë si një panteon historik. Ku politika çdo përvjetor, të rrëfyehet për të realizuar "katarsisin" e saj, për të qenë një politikë demokratike dhe kombëtare. Në këtë përvjetor politika duhet të zbriste për pak momente me mbret në tokë, për të bërë retrospektivën e saj dhe për të përcaktuar strategjinë e së ardhmes. Dihet që për 7 vjet me radhë politika është përvijuar përgjithësisht si një politikë klanesh, pa obligime konkrete dhe pa një vizion të qartë. Spektri politik, me përjashtime të veçanta, ka munguar vërtetë, për të respektuar hapësirat që krijoi rendi i ri demokratik. Forcat politike të pozitës gjithmonë ranë në ngat-ërruar me qëllim për nocionet mbi të cilat ngrihet një shtet i vërtetë juridik. Të drejtat e njeriut, prona e ligjshme, ndjenja kombëtare, janë shkelur sistematikisht në emër të pseudodemokracisë dhe të shtetit me veshje politike. Në Shqipëri nuk kanë funksionuar parimet bazë, të cilat përcaktojnë zhvillimet shoqërore dhe ekonomike, në përputhje me standardet bashkëkohore. Politika e klaneve ka provokuar jo vetëm jetën civile, por ka vënë në rrezik edhe të ardhmen. Demagogjia shtetërore, papërgjegjshmëria dhe mungesa e moralit kombëtar kanë qenë shtyllat bazë të korrupsionit politik. Toleranca ndaj krim- Me tej f. 4
Shqipëri

Tirana ndërpret lidhjet me rrethet

Çakordohet rrjeti telefonik i kryeqytetit Sot "Republika" ka më pak informacion nga rrethet. Rrjeti telefonik i Tiranës nuk ka funksionuar gjatë gjithë ditës. Është një çakordim i përgjithshëm. Ky është justifikimi që të japin në informacionin pranë TELEKOM-it. Kujdeset nuk ishin vetëm për "Republikën", por edhe për gazetat e tjera, ashtu si dhe për shumë abonentë të tjerë. Deri në orët e vona të mbrëmjes rrjeti telefonik i kryeqytetit vazhdonte të ishte i çakorduar. Shpresojmë që sot të akordohet.
Tiranë

Shqipërinë do ta bëjë e Djathta, të Djathtën nuk mund ta bëjnë ish-komunistët

Këngë ende të paregjistruara. Konkurencë mes Miss-esh. Shqipërinë do ta bëjë e Djathta, të Djathtën nuk mund ta bëjnë ish-komunistët Kundërshton firmën mafioze, e shkarkojnë Faqe 4
Shqipëri

Në brendësi:

Mbyllet dosja e "Grunasit". Legalizimi i refugjatëve, thikë me dy presa Faqe 2 Kavaja kërkon Nanon për darkë, Shkodra e fërshëllen Faqe 4 Shqiptarët fitojnë 4 - 1 me grekët. Plas bomba, tre të vdekur Faqe 5 Qeveria paditet në Kushtetuese Faqe 8 Figura e Gjatës do të pastrohet tek Bezhani Faqe 4
Gjata Bezhani Merita Alushani Kavajë Shkodër

Qendra Mjekësore "Shëndeti"

Përveç shërbimeve gjinekologjike, obstetrike, sterilitet bashkëshortor, neurologji, stomatologji, patologi, analiza kliniko-biokimike dhe hormonale FILLON: EKZAMINIMIN EKOGRAFIK PËR PROBLEME GJINEKOLOGJIKE DHE OBSTETRIKALE EKO GJINEKOLOGJIKE-OBSTETRIKALE NGA DR. MERITA ALUSHANI EKO ABDOMINALE (BARKU) DR. FLORETA VERO EKO ZEMRE PËR FËMIJE PRF. DR. THOMA KRISTO Nga ora 15.00-20.00 (8.00-20.00 për shërbimet e tjera) Për ju konsulta me mjekët më të mirë të vendit
Floreta Vero Thoma Kristo