Qyteti i Presidentit djeg ndihmat
Divizioni XXVIII hap letrat e Kontrabandës për qeveritarët shqiptarë
Fillojnë ndryshimet në Qeveri. Bie Arta Dade. Berisha përkthen Azemin. TV Shkodra, parrulla kundër Nanos
Shteti i përplas brirët shtetit
Institucionet shqiptare përjetojnë një tronditje fatale.
Marrëdhëniet e konfrontuara mes legjislatorit dhe gjyqësorit arritën dje në zenitin e tyre, 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, "në mbrojtje të dinjitetit personal", kanë depozituar një kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit Gjinushi, pas akuzës hipotetike, se "Gjykata Kushtetuese e Gjatës po del jashtë loje dhe po i shërben interesave të huaja".
Reagimi i gjyqtarëve nuk duhet interpretuar si i revanshizëm apo si kundërpërgjigje thjesht politike. Nuk mund të mbulohet kriza mes pushteteve, nëpërmjet deklaratave "ekzabedra" të zotit Gjinushi. Gjithkush po konstaton se legjislatori po ushtron një trysni të egër mbi gjykatat. Duke iu përshtatur modeleve politike, hapësirat e veprimtarisë ligjvënëse të Parlamentit paraqiten të konfrontuara nga paragjykime të njëanshme dhe fryma e intolerancës. Duke respektuar thellësinë e politikë që kërkon të imponojë ligje parafabrikate, Parlamenti krijon precedentët e parë për mofunksionimin e rregullt të institucioneve. Megjithëse hapësira për gjetjen e zgjidhjeve dhe për reformimin real të institucioneve është e gjerë, jeta institucionale është zhytur në impass, si pasojë e tendencës për të garantuar monopole politike. Një pjesë e krizës së sotme institucionale sigurisht që i përket trashëgimisë së politikës paraardhëse, por çrregullimi institucional paraqitet si një proces i vazhduar.
Le të urojmë, jo me retrospektivë vetëm veprimtarinë e ligjit mbi
Me tej faqe 2
Qentë e kufirit presin Azem Hajdarin
Faqe 2
Kallëzim penal për Skënder Gjinushin
Kallëzim penal për Skënder Gj inushin
Skënder Gjinushi do të ndiqet penalisht për deklaratën e tij në TV shqiptare më datë 5 dhjetor. Gjinushi ka thënë: "Gjykata Kushtetuese e Gjatës po del jashtë loje dhe po i shërben interesave të huaja, jashtë Shqipërisë." Kjo thënie është përsëritur edhe në konferencën për shtypit të Gjinushit më 8 dhjetor.
Për Rustem Gjaten, Manol Konomin, Hilmi Dakin, Halil Kopanin dhe Alfred Karamucon kjo deklaratë përbën shpifje të qëllimshme për shkak të veprimtarisë shtetërore kundër kryetarit dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë mënyrë, Skënder Gjinushi publikisht synon të diskreditojë Gjykatën Kushtetuese përpara opinionin kombëtar dhe Ndërkombëtar. Në këto rrethana kërkohet hetim. Skënder Gjinushi të kallëzohet për ndjekje penale me akuzën shpifje.
Lexoni në faqe 3
Gjinushi qesh me padinë
Nesër:
14 pyetje për Presidentin Meidani. Ekskluzive për "Republikën"
Në brendësi:
Gratë i qepen Nanos: Të pushohen nga puna gratë e PD-së
Amerikanët çojnë Berishën në Parlament Faqe 4
Skandal në Dhomën e Tregtisë në Vlorë. Ceka licencon vetëm pushatarët. Ushtarët ngatërrojnë shefat Faqe 8
Banka e Kursimeve blen Agrarem Faqe 9
Fillon fushata e pajtimeve në Gazetën "Republika"
Abonimi brenda vendit
mujor 520 lekë
3 mujor 1560 lekë
6 mujor 3120 lekë
vjetor 6240 lekë
Në Greqi
Mujor 5200 dhrahmi
3 mujor 15.600 dhrahmi
6 mujor 31200 dhrahmi
vjetor 62400 dhrahmi
Lajmi i orës së fundit
Është gjetur i vrarë në vendin e tij të rojës polici privat R. Shabani. 35 vjeç. Sipas burimeve të Policisë, mendohet se viktima është qëlluar i vrarë te Fabrika e Vajit, në vendin e tij të shërbimit rreth orës 20.30. Pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë si dhe grupi hetimor.
"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë. Nr. Llog. 986/10, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90