12/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

12 dhjetor 1997

Godo: Nano, në gjyq, ose dorëheqje!

Mashtrim i madh në Tiranë. Italianët: Kontrabandën e drejton Kryeministri Cea: Telashet nisën kur Divizioni bllokoi dy makina të vjedhura, të destinuara për shefin e Policisë. Berisha dhe Nano salduan trafikun e klanit Kapo Mbrëmë një maune me cigare kontrabandë në Vlorë Faqe 2

Sovranitet i provokuar

Krizat dhe konfliktet mund të shmangen vetëm nëpërmjet konsolidimit të vlerave të demokracisë dhe të tregut. Por nuk mendo[n] kështu Kryeministri Fatos Nano, në krye të klanit të tij politik. Koncepti i politikës që mbron sot mazhoranca socialiste, është integrimi drejt standarteve perëndimore, nën protektoratin e një vendi fqinj. Këtu nuk bëhet fjalë për bashkëekzistencë midis kombeve dhe shteteve, por për njëherëshe hipotetike, që duket se nuk buron vetëm nga gjendja e pastabilizuar dhe tranzicioni, por edhe nga psikologjia e vjetër. Por ky koncept socialist i "integrimit", nuk përputhet me parimet bazë dhe angazhimet e marra, nëpërmjet dokumentave ndërkombëtare, që përcaktojnë marrëdhëniet e partneritetit dhe të përfshirjes. Kusht për lëvizjen drejt integrimit perëndimor, konsiderohet stabiliteti rajonal dhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet shteteve të Ballkanit. Baza e nevojshme për zhvillim sigurohet nga dokumentat themelore të OSBE-së dhe organizmave të tjera ndërkombëtare, të miratuara bashkarisht, ku përfshihen marrëveshje kryesore për bashkëpunim dhe integrim ekonomik. Shqipëria mund të kërkojë të rrisë bashkëpunimin rajonal, por jo në protektorat brutal nga Italia. Faktori i pre[rë] [?[ ]?] dhe destabiliteti në rajon, i no[n]?e do të ishte pikërisht kozmopolitizmi abstrakt i pushtetarëve shqiptarë. Problemet ekonomike dhe integruese mund të zgjidhen vetëm mbi bazën e parimeve demokratike dhe nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar. Shqipëria nuk është një problem rajonal, por Me tej faqe 4

Rrugët nëpër të cilat kalon kontrabanda

Rrugët nëpër të cilat kalon kontrabanda

Cashku fiton Çmimin e Parë në Festivalin e Filmit në Saintetiene

Faqe 14

Bombë në Gjuhët e Huaja

Vritet një burrë për një vulë Faqe 2

Në brendësi:

□ Vlora do t'i marrë e para paratë Administratorët e huaj kërkojnë llogaritë e kompanive Faqe 9 □ Vret nusen dhe vjehrrën Roja vjedh arkën që ruante Nis greva e studentëve në Elbasan □ Gjimnushi pa imunitet? Faqe 2

"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë. Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90