Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Diel, 14 Dhjetor 1997

Nano: Qeveria nuk është lopë

Skandal Qeveritar: SHIK dorëzon gazetarët. Zhduken provat për "Shqiponjën" e karburanteve të PD-së. PR cakton prefektët. VEFA: Po na vjedhin sistematikisht Skandal Qeveritar: SHIK dorëzon gazetarët. Nano: Qeveria nuk është lopë Zhduken provat për "Shqiponjën" e karburanteve të PD-së. PR cakton prefektët. VEFA: Po na vjedhin sistematikisht Dënohet me vdekje kapobanda Faqe 5
Geri Noka

Berisha nuk e ka seriozisht me pronarët

Lideri i PD-së, Sali Berisha, zgjodhi shkodrën për të bërë apel pronarëve dhe ish-të përndjekurve që të bashkohen me Partinë e tij, duke u premtuar se do të korrektojë vetveten. Nuk ka dyshim se kjo është një këngë e vjetër e kënduar shpesh nga ish-Presidenti i Republikës. Pronarët dhe ish-të përndjekurit nuk kanë nevojë për demagogji, sepse e panë Berishën në pushtet, se sa i donte dhe i respektonte. Ç'është kjo dashuri e vonuar me ish-të përndjekurit dhe ish pronarët? Doemos, Berisha është në ditë të vështira dhe ka nevojë për t'u mbushur radhët e boshatisura. Ai harroi shpejt se çfarë u bëri pronarëve dhe ish-të përndjekurve, kur ishte në dorë edhe kulacin dhe kërbaçin. Ata që e morën hopa në krahë të tyre liderin demokrat në Dhjetorin e zjarrtë, nuk mund t'ia falin zhgënjimin e madh, kërbaçin, dhunën që ushtroi mbi ta. Partia e Berishës dhe vetë lideri demokrat nuk kanë të drejtë morale të kërkojnë nga kjo shtresë mbushjen e hapësirave boshe të partisë, që zhgënjeu shqiptarët. Berisha ishte në pushtet, por harroi shpejt të përndjekurit dhe ish-pronarët, jo vetëm kaq, por i përbuzi dhe i rrahu. Me padenjësinë e vonuar, ai nuk ka për të marrë besimin e atyre, që enden dhe janë në të vërtetë peshë në kamballëk, që ende i kanë bilancet e shpopënjive të gomës. Me ish-kulakët, ai u soll tamam si Enveri. Jo vetëm i nxorri përdhunshëm nga rruga e urisë, por dhe i rrasi nëpër burgje. Këto fakte janë të mjaftueshme për t'u kuptuar se ish-Presidenti është i pabesueshëm në demagogjinë e vet me shtresën e ish-të Me tej faqe 5
Sali Berisha Enver Hoxha Shkodrën Dhjetorin

Sport: Gola dhe rezultate në javën XV 19-21

Sport: Gola dhe rezultate në javën XV 19-21 Faqe 19-21

Në brendësi

Prokuroria i jep liri Fondacionit "Populli" Kronikë e zezë dhe rozë Faqe 2 Mediu: Kryeministri të flasë shqip Komiteti fantazmë i Anti-kontrabandës Faqe 3 Sulmohen rezervat e shtetit në Durrës, një i vdekur Shtuh në Policinë e Beratit Ndalohet kryetari i Komitetit të Shpëtimit Zhduken listat e Marsit Faqe 6 Ceka i vetmuar Emërimet e reja në dorën e Legisit Faqe 2 Shteti shet fshehtas aksionet Shqiptaro-amerikani i dorëzon mashtrimin grekëve 150 milionë dollarë për Bathoren Faqe 8
Ceka Sami Frashëri Durrës Berat Marsit Bathoren Grekëve