Presidenca mund Kryeministrinë. Brokaj, njëshi i Qeverisë, Meta refuzon, rrezikohet Majko
Rendi rikthen Gardën e vjetër. Legisi në vend të Tetës, Sokol Bare në vend të Çanos. Fshihen nga lista Kondi dhe Malaj. Islamin nuk e pranon Kryesia
Shtohen “puçistët”. Gati 13 fletë-arreste. Rakipi: Nano, mos fut hundët
Presidenca mund Kryeministrinë. Brokaj, njëshi i Qeverisë, Meta refuzon, rrezikohet Majko
Fiton njeriu i fortë i Meidanit
Rendi rikthen Gardën e vjetër. Legisi në vend të Tetës, Sokol Bare në vend të Çanos. Fshihen nga lista Kondi dhe Malaj. Islamin nuk e pranon Kryesia
Shtohen “puçistët”. Gati 13 fletë-arreste. Rakipi: Nano, mos fut hundët
Faqe 2
Të mos digjet Shqipëria
I tha she Berishës: Mbaj premtimet, ata dy gishta të ngritur lart mund të kthehen dhe të të nxjerrin sytë
Nga Ekrem Bardha, SHBA Kosovën vërtet e kemi në zjarr, por atëherë bëjmë me një shovinizëm dhe kriminel si Millosheviçi, të cilin vetëm Komuniteti Ndërkombëtar mund ta ndalojë. Kurse në Shqipëri gjendja ndryshon. Për situatën në Shqipëri jo vetëm që jemi përgjegjës vetë në shqiptarët, por edhe për shërimin e situatës duhet të jemi ne në plan të parë e pastaj ta kërkojmë ndihmën nga jashtë. E analizojmë shkurtimisht. Në vitet e fillimeve të demokracisë vajta një ditë në Krujë me ftesën e Kryetarit të atëhershëm të PD-së, Sali Berisha dhe të Eduard Selamit. Gjatë gjithë rrugës nga Tirana si edhe në kthim, kudo në qendra të banuara kishte grumbuj populli që brohorisnin “Demokraci-Sali” dhe mbanin dy gishtat lart në shenjë fitoreje. Kur u ktheva në Tiranë më pyet zoti Berisha rreth përshtypjeve të mia. I thashë se shpresat ishin të mëdha dhe se ai kishte një shans të jashtëzakonshëm në dorë. Por, i vura në dukje, kishte një rëndësi të posaçme që ai t’i mbante premtimet që po i jepte popullit. Në rast të kundërt, i thashë, ata dy gishta të ngritur lart, kthehen dhe të nxjerrin sytë. Shifrat me të cilat shikohej përparimi ekonomik i Shqipërisë si vendi me një përparim shumë më të shpejtë nga të gjitha ish vendet komuniste, dukej se ishte tregues i rrejshëm. Si pasojë ekonomia nuk po ishte zhvillim. Vende pune nuk po krijoheshin dhe 90% e qarkullimit parave bëheshin në sektorin e tregtisë. Aq është e vërteta sa që filluan të grumbullojnë zëra se shqiptarët u bënë të gjithë tregtarë dhe i shes-
Evropa kërcënon politikën shqiptare: Do t’ju izolojmë
Faqe 5
POLITIKA
KOSOVË
• Rezolutë për Kosovën në Këshillin e Sigurimit
• Veton Suroi: Gjendja në Kosovë nuk lë vend për bisedime
• Digjen fshatrat e Drenicës 20 000 shqiptarë shpërngulen në livadhe
Fq. 11
Në brendësi:
Mediu: Zgjidhja kalon nga Tryeza e partive Pashko, kundër Cekës Debati i Berishës nxjerr Pollon nga zyra Faqe 3-5 SHIK-u i hutuar përballë agjenturave të huaja Vrasësi i Krasniqit, killer me pagesë 25 vjet burg për një grusht flori Rishpallet gatishmëria Numër 1 pas sinjalizimit të SHIK-ut për Shkodrën dhe Kavajën Masakër në rrugën e Komanit Faqe 2, 6, 7 Vdiq Dr. Lazër Radi Ferit Lamaj Çmim të Dytë Ndërkombëtar Barcelona i jep Medajle Ari Tiranës Faqe 13