22/11/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

22 nëntor 1998

Agjentë në qendrat e votimit

Policia merr masat e orës së fundit. Arrestohet ish-shikasi. Urdhër i prerë: zjarr kundër të armatosurve. Dy numra telefoni për urgjencat e të huajve Mbrëmë natën demokratët thirrën me urgjencë konferencën e dytë për shtyp: PS shpërndan lista të tjera

Referendumi në vendin e trazuar

[?] në vendin e trazuar

Nga Paul CARREL Qeverisja shqiptare të krye[suar?] nga socialistët i du[?] het një “Po” bindëse në Referendumin e sotëm për Kushtetutën e parë paskomuniste të vendit, në mënyrë që të garantojë sigurinë për mbështetje popullore të politikës së saj, tha të shtunën OSBE-ja. Daan Everts, shefi i misionit të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) në Tiranë, tha se një pjesëmarrje e ulët në Referendum dhe një miratim i Kushtetutës me diferencë të ngushtë votash do të mund të konsiderohet si një sukses i Partisë Demokratike të opozitës të ish-presidentit Sali Berisha. PD-ja u bëri thirrje shqiptarëve ta bojkotojnë Referendumin, me shpresën se një pjesëmarrje e ulët do ta përforconte kërkesën e saj për zgjedhje të parakohshme. “Në rast se do të ketë një pjesëmarrje të kënaqshme dhe një ‘Po’ masive, strategjia e lidershipit të PD-së do të vihet në pikëpyetje brenda partisë”, - tha Everts në një intervistë që i dha agjencisë Reuters, duke vazhduar: “Nga ana tjetër, në rast se do të bëhet një pjesëmarrje me të vërtetë të ulët dhe vetëm një ‘Po’ me një diferencë të ngushtë votash, atëherë kjo do të konsiderohet si një dështim i qeverisë”. OSBE-ja dhe organizatat e tjera ndërkombëtare i kanë inkurajuar në mënyrë aktive shqiptarët që të marrin pjesë në Referendum, i cili, siç shpresojnë ata, do të ndihmojë që një kulturë e qëndrueshme demokratike të hedhë rrënjë në vendin e trazuar. Parlamenti, që dominohet nga socialistët dhe të cilin demokratët e kanë bojkotuar gjatë pjesës më të[?]

Alimuca! dënohet në seancë! Boxhi im është vetëm 43 milionë dollarë

Faqe 2

- Gjithë puna është kush ta mbajë vellon. Viz: Medi Bekt... [?]

Albert Brojka: Do të arratisem nga politika

Speciale F. 16-17

Në brendësi:

“Skënderbeun” e kërcënojnë me bombë Arrestohen 7 trafikantë Kontrolli u shkuldhëm-bët stomatologëve I ftohti vdes një në Kavajë Faqe 2-7 [Kuti] DBSH, zgjedhje pas Kushtetutës Faqe 3 [Kuti] Arta Dade: PD është uzurpuar nga një individ i mrezikshëm Sekretarja e PS-së rrëfehet për “Republikën” Faqe 15

SUPLEMENTI I SË DIELËS:

Lindita Arapi, “Melodi të heshtjes”; Solzhenicin, “Rusia nën ortek”; Xhois, “Një nënë”; Farmak, “Një plumb drejt meje”; Entela Komnino, “Konica: letrat si karrierë, janë të mbjella me gjëmba”; dhe cikël me karikatura nga Belortaja