27/12/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 dhjetor 1998

Unë e di kush e vrau Azemin

Majko - Berisha bën kurbanët e parë. PD shet studentët, PS djeg Gjinushin. Ndërpriten hetimet për dhunën e ushtruar mbi studentët. Qeveria: S’di gjë Publikohet dëshmia e parë për vrasjen e Hajdarit. Një faks i ardhur tek “Republika” tenton zbardhjen e enigmës Agjentët hedhin në erë shtyllat e tensionit. Prokuroria shton dosjet F. 2

Voton për Kosovën, voton për Serbinë

Parlamenti shqiptar pritet të miratojë të hënën një Rezolutë të re për Kosovën, pas sfidave të reja të Milosheviçit ndaj diplomacisë ndërkombëtare, të cilat shoqërohen me vrasjen e shqiptarëve. Partitë parlamentare shqiptare nesër në Kuvend nuk duhet të neglizhojnë unifikimin e votës pro Kosovës; kush voton kundër, votën pro ia ka dhënë Serbisë. Populli i Kosovës tregoi se ka një vetëdije kombëtare, që nuk mund të bashkëjetojë me një regjim kriminal. Serbia, si pjesë e mbetur e ish-Jugosllavisë është pa identitet dhe si e tillë prodhon vetëm shkëndia lufte dhe konfrontimesh ndëretnike. Por ne shqiptarët duhet të tregojmë se kemi një identitet të përcaktuar qartë dhe nuk jemi një shtet artificial. Pothuajse pjesa më e madhe e reagimeve politike për Kosovën kanë qenë spontane dhe të prirura për kapital politik. Politikanët dhe zyrtarët e larta të Shtetit shqiptar vetëm sa kanë përsëritur në mënyrë mekanike se problemet do të zgjidhen në mënyrë demokratike, në rrugë demokratike, me mjete demokratike. Kjo është një demagogji e paarsyeshme. Për të drejtat historike dhe kombëtare të shqiptarëve nuk bëhet “tapi”. Çështja e Kosovës nuk zgjidhet sipas dëshirave.

Kush nuk voton për Kosovën, voton

Në brendësi:

“Bombë” në Doganën e Tiranës Vrasja e Krasniqit, pa autor Zbulohet banda e 200 grabit..., grabitjeve Shkulen kioskat Fage 6, 7, 8 Serbët, trima me femi- jet F. 15 Mediu: PD dhe PS ia njohin gjuhën njëra-tjetrës Godo, skeptik për Tryezën: Preferoj institucionet F. 3-4 Mandela dhuron 60 lopë për t'u martuar me të venë e presidentit të Mozambikut F. 23 Ilir Meta: Çelësin e marrëveshjes Majko - Berisha e ka çifti Everts - Lino F. 16

Në suplementin e së dielës:

Bedi Myftari, “Erë plehrash”; Agim Pepa, “Më kryqëzuan për ditën e mbrame”; Vojësava Nelo, “Jam zgavër në këtë botë”; Festim Liti, “Poezi mërgimi”; “Marai, hungarezi i harruar”; Medi Belortaja, “Nën një presim Vitin e Ri”

- Pse na fiken dritat? Viz. M. Belortaja - Pse na fiken dritat? Viz. M. Belortaja