PR, 7 vjet singëritet politik
Sot PR feston 7-vjetor e krijimit të saj.
Ajo lind më 10 janar 1991, si një alternativë shpresë për konsolidimin e demokracisë së brishtë shqiptare. Në këta 7 vjet Partia Republikane ka folur me të njëjtën gjuhë me qytetarët shqiptarë, me gjuhën e sinqeritetit, ka qëndruar larg masht-rimeve elektorale dhe hipokrizisë primitive. PR ha mbijetuar me dinjitet në ferrin e politikës shqiptare, politikë e cila këta 7 vjet që nuk po shpëtuhet nga litari që la PP pas varrosjes së komunizmit si sistem.
Asnjëherë PR-ja nuk u ka thënë shqiptarëve se në Evropë shbohlet nesër në mëngjes; asnjëherë nuk u ka premtuar shqiptarëve të pamundurën, vetëm për të rëmbyer ca vota. Republikanët e hujnë në spektrin e politikës shqiptare me betimin për t’i shërbyer kombit, për të denoncuar të keqen me çfarëdo maske maskuar. Me politikën e saj parimore, me moralin e traditave më të mira shqiptare, PR vazhdon të japë mesazhin e uljes së tensioneve dhe pajtimit kombëtar.
Mendimi dhe praktika e PRSH mbështetet në moralin shqiptar, në traditat patriotike të Rilindjes Kombëtare, në rezultatet e vyera të konservatorizmit evropiano-amerikan. E pozicionuar qartësisht si Parti e Djathtë, ajo e konsideron komunizmin armik të kombit dhe të majtën kundërshtare e vet politike. E mbështetur fort në tri shtyllat e programit të saj, PR lufton për një shtet ligjor me moral shoqëror të respektuar, ku të respektohen të drejtat e njeriut sipas standarteve evropiane.
Programi republikan manifeston përtritjen e ndërgjegjes kombëtare, normat e së cilës u gjymtuan dje nga komunizmi dhe sot nga pseudo-demokracia e neokomunizmi. Republika
Më tej faqe 4