13/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

13 janar 1998

Ideologjitë ushqejnë krimin

Ka ardhur koha që ek-staza e krimit, me mizoritë e veprimeve të saj të shmanget nga jeta ekonomike dhe politike e shqiptarëve. Absurdideti i kësaj dukurie, i cili nuk po i jep mundësi qeveritarëve të çlirohen nga aleanca me Mafian, provokon restaurimin e një shoqërie regjërisësh, të mbyllur në mjedisin e frikës dhe mizerjes. Kërkesa për të vënë njerëzit në qendër të zhvillimit, është hapi themelor për të hequr dorë nga psikologjitë kriminale dhe për realizimin e procesit të ndryshimeve në Shqipëri. Qeveria e mazhorancës socialiste vëmendjen kryesore nuk ua kushton njerëzve, nuk investon për ta. Duke shpërdorur postet, qeveritarët synojnë përqendrimin e ardhurave dhe të ardhurave dhe të pasurive kombëtare në duart e tyre. Asgjë nuk po bëhet për zhdukjen e varfërisë dhe hapjen e vendeve të punës. Modeli i procesit të zhvillimit kërkon domosdoshmërisht njësi të tjera matëse. Ideologjitë nuk i ushqejnë dot shpresat e njerëzve të thjeshtë. Tani nuk ka vend për retorikë dhe propagandë. Duhen veprime konkrete për përmirësimin e gjendjes, gjë që do të thotë menjanimi i krimit dhe zhvillim mbi parametra normale. Marrëveshja paraprake për punësimin sezonal të rreth 20.000 punëtorëve shqiptarë në Itali, gjatë pranverës së këtij viti ishte lajmi më i shpërshëdhenës për shqiptarët, të cilët po konstatojnë se politika makroekonomike që po ndiqet nuk garanton dot investime të qëndrueshme për punësimin e njerëzve. Megjithëse thuhet se është ndjekur një politikë e bukur monetare, të korrat nuk janë të mbara. Ekonomia e vendit ndodhet nën trysninë e tronditjeve politike. Pothuajse gjithë institucionet publike veprojnë si struktura politike. Këto rrethana duhen pashmangshmërisht të pandryshuara. Viti ekonomik 1998 për shqiptarët duket se do të jetë me zhvillime dramatike.

BERISHA KA FIRMOSUR SHEFAROSJET NË MASË

Kërkohet dorëheqje politike e Nanos dhe Berishës. Gjykat(ar)ët marrin rus(h)fete BERISHA KA FIRMOSUR SHEFAROSJET NË MASË Komisioni Ngjela zbulon urdhërat e fshehta për përdorimin e lëndëve hel-muese, bombardimin e Tepelenës, heqjen e trupave nga kufiri me Serbinë

17 kriminelë të lirë se nuk ka vend në dhomat e izolimit

Faqe 5

Shqipëria, varri i ministrave të Brendshëm

Faqe 8

Në brendësi:

Dënimimeve tërorizon politikën Leka I mbahet peng DBSH-Tryezë dhe pakt për rendin Faqe 4

Lirohen kontrabandistët Policitë qëllojnë njëra-tjetrën Fundjavë e përgjakur në Shkodër

Faqe 6

Servet Pëllumbi: PS, shto ujë e shto miell

Faqe 3

Ironia e demokracisë shqiptare

Faqe 10

Dallgë kontrabande në Adriatik Plumba dhe thika në Vlorë Komisari i Gjirokastrës lë në mes aksionin e çarmatit

Faqe 7

Shqipëria "ha" ministrate Brendshëm: pesë të burgosur, tre të pushkatuar, një i vetëvrarë...

Faqe 8

"Gjallica" në pritje të Shemsijes Ministri Sherif hap punë Prokuroria lëshon pe për rentierët

Faqe 9