Identiteti politik i krimit
Po krijohet përshtypja se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e paqeverisshme.
Frika për të ardhmen po ringjallet, në përmasa monstruoze. Ditët nuk janë më të zakonshme. Ato janë të mbushura me vrasje, dhunë, terror psikologjik dhe fizik. Politika po mësohet të bashkëjetojë me krimin. Mobilizimi i forcave politike për të shmangur këtë bashkëjetesë është demagogjik. Këtë e treguan dhe forcat e grupimit “Bashkimi për Demokraci” dhe kryetari i “Aleancës Demokratike” dhe njëkohësisht ministri i brendshëm, zoti Ceka, nëpërmjet deklarimit në Parlament. Lufta politike në përgjithësi zbatohet në perspektivat vetjake. Nga ky qëndrim buron ndjenja e inkurajimit të krimit dhe konfronti... brimit dhe konfrontimeve civile në përgjithësi. Megjithëse politika ofron moral më shumë, shkaku i kësaj gjendjeje që sundon në vend është se aktivizimi politik nuk është i kanalizuar brenda kornizave kushtetuese të përcaktuara dhe të respektuara. Opinioni shqiptar është mëse i bindur se kaosi buron edhe nga mungesa e kushtetutës, por shumë segmente politike me ambicien e fuqisë së madhe e shohin veten të përjashtuar në konsensusin për këtë problem të madh kombëtar. Duke adoptuar një botëkuptim që më tepër i korrespondon përkushtimit neokomunist, veçanërisht PD dhe PS dominohen nga lufta për mbijetesë dhe harrojnë problemet e vendit. Ato parandjejnë mundësinë e një polarizimi, polarizim që të jetë jo vetëm i pashëmbullt, por të mund të krijojë edhe një konflikt të përthyer, më saktë paradoksal, në jetën politike dhe institucionale shqiptare. Veprimtaria e tyre mbulohet deri diku me retorikë demokratike për ta bërë më të vështirë përballimin e problemeve dhe për të shtuar dilemat politike dhe shoqërore. Konfrontimi i ditëve të fundit në Shkodër dhe në qytete të tjera tregon se ka një identitet politik. Por një amoralitet i tillë politik nuk mund të imponohet asgjë.