23/01/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

23 janar 1998

Hetime në Komisariatin e Shkodrës

Arrestohen policët. Bashkë me "Brisk"-un dhe RENEA-n në Shkodër 1500 trupa të huaja. MAP e BEP vëzhgojnë Transparenca e VEFA-s do të bëhet me aparat fotografik, shmanget ekspertiza ekonomike PD: Tanët nuk morën peng prefektin, i kërkuan ndihmë. Faqe 6

E Djathta nuk bën politikë të nëndheshme

E djathta e vërtetë shqiptare tregoi dje se nuk bën politikë të nëndheshme. Atë nuk e shqetëson më shumë pushteti, se sa fatet e demokracisë dhe të institucionit ligjor. Sfida e kriminalitetit, përballë të cilit ndodhet sot Shqipëria, u vlerësua nga forcat politike si rreziku më ogurzi për të ardhmen. Kjo ishte arsyeja që tryeza e partive politike, pa marrë parasysh ndarjet në të majtë dhe në të djathtë, ashtu si në mars të vitit të kaluar, iu rikthye predispozicionit demokratik dhe ro- nuk diskriminon asnjë palë dhe nuk i vë kufi logjikës së grupimeve. Duke e gjykuar anarkinë dhe kriminalitetin si fundin e çdo lloji bashkëjetese qytetare, madje fundin e çdo orvatjeje për të ndërtuar një shtet të së drejtës, forcat politike të DBSH-së ofruan mesazhin e fuqishëm, se urtësia e momentit të tanishëm është lënia mënjanë e ideologjive partiake dhe shpallja e pozicionimeve në bllok kundër shfaqjeve të krimit. Sot thelbësore nuk është të imponosh këtë apo atë doktrinë politike, pasi të gjitha doktrinat në llojin e tyre janë të përsosura. Gjëja më urgjente është të shpëtohet jeta e shqiptarëve, të mënjanohen çdo mënyrë konfliktet civile, si dhe të ndërtohen institucionet e shtetit. Të gjitha diskutimet e tjera nxjerrin në pah botësinë e etiketave. Më tej faqe 3

Në brendësi

Bllokohet rruga nacionale në Laç Konsullatë greke në Korçë Kalit të falur i shihen dhëmbët Kthehen ndihmat për Holandën Dogana e Sarandës harron të njomë vulën Revizori, vetë zot, vetë doganier Deputetët e PS protestojnë për emërimet në dogana Sindikatat me pronarë të huaj — Faqe 9 Mediu: Antikrimi kërkon konsensusin e politikës Bashkimi për Demokraci nën khe-trat e bojkotit — Faqe 3-4 PR Kavajë, jo vetëm që nuk ka firmosur Deklaratën e Bashkimit për Demokraci, por as që ka marrë pjesë në takim

Kush e do më shumë Flamurin: Pozita apo Opozita?