07/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

7 shkurt 1998

Kinkel paralajmëron politikën shqiptare

Klasa politike duke nxitur shembjen e vlerave morale demokratike properëndimore, vetizon Shqipërinë Politika shqiptare prodhon atmosferë të padëshiruar për Evropën. Nxitja e dëshirave drejt shembjes së vlerave morale dhe demokratike properëndimore po e çon Shqipërinë drejt vetëizolimit dhe paralizimit të plotë të jetës... ekonomike të vendit, paralajmëroi me ngut ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Klaus Kinkel. Në botën e ngjeshur dhe kohëve të fundit të shekullit, pranimi i komple-ksitetit shqiptar përbën pasiguri për Evropën. Kryediplomati gjerman nënvizoi nevojën urgjente për konsensus moral mes forcave tona politike, nën frymën e pajtimit kombëtar. Ky paralajmërim, që mund të shoqërohet me pabë-simin e ndihmave të BE-së, është siç duhet gjesti final i infinitet diplomatik të Evropës ndaj Shqipërisë. Evropa ka vënë në plan të parë aventazhin e sigurisë, duke përbuzur subjektivitetin. Politika shqiptare është e shpërfytyruar deri në abishmëri përballë kësaj mënyre të menduari politik dhe diplomatik. Kompetencat totalitare kanë nxitur kërcënime në krahun tjetër me lavjerrësin e mendimit modern evropian. Kriza e përgjithshme shqiptare mund të kapërcehet në rast se forcat politike do të afirmojnë zotërimin e fatit të vet. Këtu buron mesazhi që zoti Kinkel i përcjell komunitetit politik shqiptar. Fati i Shqipërisë konsiderohet si pjesë e fatit politik të Evropës. Është kjo për-masë që duhet t’u japë formë ideve vendimtare. Më tej/faqe 3

Ministrat e Nanos zhdukin 85 dosje

Shtohen emrat në listat e zeza të shkarkimeve të ministrave Ministria e Brendshme: Ndjekje penale për kreun e Komisionit Ngjela. SHIK: Dosjet e zhdukura i kishte hapur PD për ministrat e sotëm. Ministria e Brendshme: Ndjekje penale për kreun e Komisionit Ngjela. SHIK: Dosjet e zhdukura i kishte hapur PD për ministrat e sotëm. PAD kundërshton urdhërin e Nanos Faqe 2

Shqipëria, barazim 1-1 kundër maltezëve vendas

Pas një fitoreje të bujshme në Antalia të Turqisë, shqiptarët e futbollit udhëtojnë përsëri, këtë radhë për një turne miqësor në La Valeta të Maltës, ku veç vendasve do të jenë edhe dy skuadra të grupit tonë, Letonia dhe Gjeorgjia. Ndeshja e parë, që u luajt mbrëmë, midis Shqipërisë dhe vendasve përfundoi në barazim 1-1. Për skuadrën e drejtuar nga Haxhi duket se ka ndikuar shumë mungesa e Altin Haxhit të dëmtuar dhe fantazistit Bledar Kola, i cili nuk është lejuar nga drejtuesit e klubit. Faqe 15

Berisha: Do të vijmë në pushtet me greva

Skenar me spiunë dhe trafik armësh Azemi qëllon me top Faqe 4

Rëndohet shëndeti i Ramiz Alisë, shpejt në Evropë

Drogës i del era në Ministrinë e Brend-shme Faqe 5

Bisedime të fshehta për kompanitë VEFA i drejtohet Prokurorisë

Faqe 8

Berisha harron të shkojë në drekë me Kinkel

Në brendësi

Kinkel: Nuk ka ndihmë pa pajtim Godo nga Gjermania: PR shpejt në partitë popullore evropiane

Nesër "Republika" me 24 faqe. Suplementi letrar dhe Ekskluzive Ismail Kadare

Sqarim i zëdhënësit të VEFA-s

Lajmi i botuar dje në gazetën “Bulevard” mbi shtrimin në spital të zotit Vehbi Alimecaj nuk është i vërtetë. Shpresojmë që burimi i informacionit të mos jetë Ramiz Alia.

KONFERENCË SHTYPI

Sot në orën 10.00 Kryesia e PR jep konferencë shtypi pranë Selisë