24/02/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

24 shkurt 1998

Shkodra digjet, PS-ja dhe PD-ja krihen

Nëse ngjarjet e Shkodrës i kanë frymëzuar politikanët, urgjentisht politika duhet të kyçet në pavionin e të lojtuve... Shqipëria u kthye një vit pas. Flakët që përzhitën e shkrumbëzuan Shkodrën rrëkënojnë të gjithë Shqipërinë. Varrët e hapura një vit më parë në Shqipëri, nuk kanë ndihmuar aspak në pendesën e politikës. Ajo, politika, po jep shenja se ende vuan nga çmendurve. Fundja të mjekohet. Fatkeqësitë dhe tragjeditë e bëjnë vendin gënkan të pafundme, por politika as do t’ia dijë nga varret e hapura. Edhe dje, kur flakët përpinë Bibliotekën, nga më të pasurat e Ballkanit, kur bëhej hi çdo institucion shtetëror, kur shteti kapitullonte pa kushte dhe qytetarët bërbonin mbrojtjen e tij, PD-ja dhe PS-ja bënin politikë; kush e kush të përfitonte nga djegia e qytetit të lashtë. PS-ja aleatë akuzonin PD-në si pronare e kontigjenteve të krimit, ndërsa Berisha bënte këngën e vjetër të sigurimit të shtetit. Eshte e buha kur populli bëjë seleksionimin e deklaratave partiake, të bëjë dallimin mes partive duke sakrifikuar se kush është për t’i vënë flakën Shqipërisë dhe kush për ta shëruar. M. të [?] faqe 4

Kush e dorëzoi Komisariatin tek terroristët

Mbërrin në Tiranë kaseta e parë e filmimeve nga Shkodra Kush e dorëzoi Komisariatin tek terroristët Policët dorëzohen për pesë minuta. Shpëton dosja e 2 Prillit dhe ajo e grabitjes së Thesarit. Si u mor Ura e Bahçallëkut…

Vlora rindez protestat. Alimuçaj: Më mbroni nga Mafia

Faqe 8

Republika, një faqe proteste për djegien e Bibliotekës dhe grabitjen e Universitetit në Shkodër

. faqe 13

Në brendësi

□ Socialistët: Pas terrorit ishte Berisha. Berisha: Provokon ish-Sigurimi i socialistëve Mediu: Shteti të nxjerrë përgjegjësitë Dritëro Agolli qeveritarëve: Lëreni Rogn-erin, shkoni në Shkodër Faqe 5 Grushta në Ministrinë e Brendshme Sulmohet Baza e Armatës në Elbasan Rrëmbëhet tritoli në Lazarat Faqe 6-7

Sot: Në selinë e PR, ora 10.00, konferencë shtypi e PR