22/03/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

22 mars 1998

Kosova di se çfarë kërkon

Sot kosovarët do tregojnë përsëri se nuk janë një popull që nuk dinë të vetqeverisen dhe rredhimisht se janë një popull që nuk dinë të vetvendosin. Zgjedhjet e sotme, pavarësisht se konjukturat diplomatike do të bëjnë sikur i marrin për një “shaka” shqiptare kanë arritur t’i imponohen komunitetit ndërkombëtar si një realitet i prekshëm që 5 vjetë më parë. Vetë fakti se është ky komuniteti që po këmbëngul më shumë se kurrë që serbët dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës të ulen në dialog do të thotë se të zgjedhurit me votën e kosovarëve e kanë fituar të drejtën për të qenë të tillë edhe në botë dhe këtë të drejtë ua kanë dhënë zgjedhjet, siç do t’ua japin edhe ato që do të zhvillohen sot. Është e tepërt të matesh, të përcaktosh tërësinë tonë dhe të hallakatësh mendjen në gjetjen e fjalorit dhe të termave që duhet të mbushin atë. Kosovarët votojnë dhe bota e njeh votën e tyre. Nga ana tjetër brutaliteti serb, si çdo brutalitet, sidomos ai që është me origjinë dhe frymëzim të shemtuar sllavomadh, më shumë se sa shqiptarët po dëmton vetë autorët e tij. Përditë e më shumë Komuniteti Ndërkombëtar po bindet se nuk janë faj shqiptarët që Millosheviçi është një fashist “modern”, por psikologjia shoviniste e politikës sistematike që e polli atë dhe dhunën serbomadhe që ai përfaqëson. Administrata amerikane dhe vetë presidenti Klinton dënuan brutalitetin e dhunës serbe të ushtruar mbi shqiptarët e Kosovës, duke u shprehur se SHBA nuk dëshiron që të përsëritet ... Me tej faqe 3

Rrëmujë në burg. Zhduken 2 nga të ndaluarit e Shkodrës

Marsi, gati prangat për 20 koka të Rendit Sekuestrohen pronat e “Gjallices”. Alimuçaj: Asnjë lek për grevistët Faqe 2

Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit

Ilustrim: Bardhi 15.3.1998

Lajmi i orës së borës

Korrespondenti ynë i besueshëm, Vështrim Syri, ngakyretyti me bikur i botës, tha se dje rreth orës 17 pasdite, Zoti ka shpërndarë në territorin e Tiranës, dëborë, për rreth 45 minuta. “Zoti e kreu këtë veprim për të hedhur poshtë akuzat se ai gjoja e ka harruar Shqipërinë - tha në një komunikatë për shtyp lidhur me ngjarjen, zëdhënësi i Zotit. Njëra nga bocet e borës, tha se “ajo dhe shoqet e saj erdhën në Tiranë me një mision zbutes”. Kaq tha bocja në fjalë dhe u shkri. Lidhur me prononcimin e saj jo shumë të qartë, iu drejtuan sërish zëdhënësit të Zotit. Ai tha për “Republika” se nuk duhet të ketë keqkuptime siç ndodh rëndom në shtypin shqiptar, lidhur me fjalën “zbutes”. “Zoti vendosi të dërgojë borën, jo për të zbutur kohën, por për të sjellë ca paqe në shpirtin e shqiptarëve si dhe për të zbuztur kokat inatcorete copalitikane - sqaroi duke përfunduar deklaratën e tij, zëdhënësi me i rëndësishëm në Kohë dhe Hapësirë.” Adi Thano

Republika uron gjithë besimtarët

Në brendësi:

Republikanët akuzojnë shtetin dhe politikën: Janë lidhur me krimin Ceka dhe Legisi: Drejtësia është kriminale Faqe 3, 8 Bezhan(i) u kthehet gazetarëve: Tani do merrem me ju Faqe 17 Çmenduria e re e Millosheviçit: Gjykata serbe dënon 6 amerikanë Faqe 6 Kadare: Politika të mos bashkëpunojë vetëm në fatkeqësi kombëtare Faqe 16 Suplementi letrar i së dielës: Kallulli, Orgocka, Swan etj F. 11-14