03/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

3 maj 1998

Kosova mes Rusisë dhe SHBA-ve

Paaftësia e masave të parashikuara nga Grupi i Kontaktit nuk vonoi të shfaqet. Vetëm një ditë pas Mbledhjes së Romës, forcat serbe kanë organizuar sulme të ashpra në fshatrat e Drenicës, duke vrarë katër shqiptarë dhe djegur e plaçkitur rreth 30 shtëpi. Tani ushtria serbe ka futur në luftë edhe artilerinë, si të zhvillonte një luftë frontale. Strategjia e Grupit të Kontaktit e ka bërë edhe më entuziast Millosheviqin. Embargoja ekonomike duket se nuk ka asnjë vlerë për regjimin serb. E vetmja gjuhë që ky regjim ba ka kuptuar historikisht është gjuha e forcës. Pas dështimit të eurodiplomacisë, e vetmja shpresë që ha mbetur është tendenca e SHBA për të ndjekur një politikë të bazuar në vijën e ashpër ndaj serbëve. Kosova ba filluar të përshkruhet si shqetësim strategjik i SHBA-ve, por ende ka pengesa për përdorimin e forcës. Përveç Tiranës Më tej faqe 3

SHIK dhe UDB përplasen në kufi

Tirana: Gati strukturat e luftës. Gjeneralët turq: Jemi me ju. SHIK dhe UDB përplasen në kufi Policia hap kasafortën e VEFA-s. Zbulohet blofi i listave. Vehbi Alimuçaj mban peng kodin e deshifrimit

Vendoset mobilizimi i popullsisë. Qeveria: Rezervistë me rrogë

Vendoset mobilizimi i popullsisë. Qeveria: Rezervistë me rrogë Faqe 4

Në brendësi:

PR: Qeveria shqiptare, një hap prapa Evropës. Ndarja me serbët është e prerë. Bashkëjetesa institucionale nuk diskutohet Faqe 3 Rikthehen operacionet serbe. Drenicë: Terrori nuk kursen askënd Faqe 16 Blushi refuzon transferimin Faqe 4 Meksi pasuron fjalorin e Agollit Faqe 9 — Faqe 9 Gabim fatal në hetimet e Urës Vajgurore. Arrestohet sozia e vrasësit. Gjaku sku[q?] 1 Majin në Shkodër — Faqe 7 Suplementi letrar i së dielës: Heminguej, Fabula, Poezi etj. — Faqe 11-14

Deklaratë e kryetarit të PRSH, Fatmir Mediu

Mbrëmë Televizioni Shqiptar, në mënyrë të turpshme, në kronikën që pasqyronte konferencën për shtyp të PRSH, shtrembëroi kryekëput fjalët e mia lidhur me çështjen e referendumit për formën e regjimit. Duke mos i shërbyer të vërtetës, por interesave të pushtetit të sotëm, në kronikë u tha se “zoti Mediu u shpreh se përsa i përket çështjes së referendumit le të vendosin konstitucionalistët”, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Të tilla fjalë as që i kam përmendur, por kam thënë se “republikanët nuk janë për monarkinë. Megjithatë ne mendojmë se nuk ka asgjë të keqe nëse një referendum zhvillohet, nëse një numër i caktuar qytetarësh e kërkojnë atë”, duke e quajtur këtë fenomen si një proces normal të një vendi demokratik.