SHIK pushton Kuvendin. Edhe Bezhani i përsërit Nanos.
Nga Londra ne Londër
“Orku i mbyllur” i diplomacisë ndërkombëtare
Grupi i Kontaktit në prag të një marrëveshjeje të re për Kosovën: nisin nga Londra shantazhet dhe ultimatumet? Sot paraqesin draftin e 6 vendeve anëtare të grupit të kontaktit lidhur me zgjidhjen e krizës së Kosovës, por përfshihet edhe data e 4 qershorit? Në këtë marrëveshje, sipas burimeve diplomatike, nuk parashikohet largimi i forcave të sigurisë serbe nga Kosova. Në fund ajo që mbetet është vetëm vullneti për t’i bërë thirrje Millosheviçit që të pranojë planin. Ndërsa në Paris duhej të shpresohej për një fillim serioz të zgjidhjes së krizës, në Londër kemi të bëjmë me një braktisje të krejtësishme të veprimit diplomatik. Të gjashtë vendet anëtare të Grupit të Kontaktit, i kanë dështuar shpresat për fillimin e një veprimi të dukshëm diplomatik, duke marrë përsipër një veprim të madh për Kosovën. Sipas burimeve diplomatike, është bërë një tentativë për të përcaktuar datën e dërgimit të forcave ndërkombëtare në Kosovë, ndërsa deri tani s’ka pasur një vendim të qartë për largimin e forcave serbe. Në mungesë të një marrëveshjeje të qartë, u tha se duhet kërkuar një zgjidhje tjetër e cila nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në situatën në terren.