21/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

21 maj 1998

PD tërhiqet nga zgjedhjet lokale

Dialogu për Kosovën në udhëkryq. Hollbruk kërkon vazhdimin e tij. Serbët mbyllin Universitetin e Prishtinës Berisha pranon hetimet e Marsit. Everts ndërmjetëson për krizën në KQZ Zhgënjim në PS. Dade braktis fraksionin. Malaj: Kam gati dorëheqjen Faqe 3-4

[Pjesërisht i prerë] …zë ngërçi

Politika shqiptare ka vendosur që të mos rimëkëmbë vendin, të cilin e çfilitën politikanët. Ndërkohë që plagët e luftës së Marsit ende nuk janë mbyllur dhe lotët janë ende të paharrë, politika vazhdon të luftojë me artileri të rëndë. Deklaratat, akuzat dhe kundër-ërazat kërkojnë që t’i mbajnë gjakrat e ndezur. Në vend që ngjarjet e Marsit të hetohen me gjakftohtësi dhe fajtorët të penalizohen e kriminelët të ndëshkohen, gjithçka politizohet. Në këto kushte krimi e ndjen veten të mbrojtur pas politikës, thënë shkurt, politika dekonspiron inkriminimin e saj dhe vazhdon të shërbejë si maskë për kriminelët. Edhe kur sherrer mungojnë, politikanët shqiptarë janë të aftë që të sajojnë ato në çast. Sherri këtë ditë ka ardhur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Lokale. Partia Demokratike bëri ç’është bërë tashë këtij komisioni. Papandehur, presidenti i Republikës nervozohet, humbet qetësinë, ndërkohë që patë marrë mbi vete epitete të njerëzve “të paanshëm”. Berisha, i cili gjithësesi nuk mund të paatohet me pasardhësin e tij, (kujtojmë që nuk denjoj as r’ia dorëzonte detyrën siç bëjnë të gjithë Presidentët e botës) filloi të qeshë me nxehjen e [teksti vazhdon jashtë kuadrit] Me tej faqe 3

Dosja INSIG: Kontrollori dërgohet turist, VEFA e siguruar në Londër

faqe 9

Policia pushton zyrat e futboll klub “Tirana”. Millan Baçi tregon çfarë ka ndodhur pas perdeve dhe jep alarmin: SOS, “Tirana” në rrezik

Faqe 15

Mbretëresha e Madridit rikthehet në fron. “Real” pas 32 vjetësh, për të shtatën herë kampion i Europës

Faqe 15

Politikën shqiptare e zë ngërçi

Politika shqiptare ka

Në brendësi

Shtrihët më tej peticioni i PR. Firmosin 75 mijë shqiptarë. Mediu: PS dhe PD bëjnë demagogji me pronën Faqe 3,4 Një ish-i burgosur përkujton revoltën e Spaçit. Sot mbushen 25 vjet nga shpërthimi i saj Speciale, Faqe 6 Mblidhet komisioni qeveritar i tokës. Xhuveli hedh poshtë vartësit. 700 mijë parcela, as mish as peshk Bashkia lë pa shtëpi Fatos Nanon Faqe 8 Ditë krimesh në Tiranë. Masakër në banesë. Vdes një 30 vjeçar, plagos-en 4 pjesëtarë të familjes. Një drogmen vret dy të tjerë Faqe 2,5 Dy vetvrasje në bregdet. Një i dënuar me burgim të përjetshëm qëllon veten në Durrës. Një 20-vjeçare i vë flakën trupit të saj në Vlorë Faqe 7 “Ndihmoni Kadri Roshin”. Dokumentari mbi jetën e aktorit të madh, pret financimet. Kanuni i Lekë Dukagjinit “pushton Italinë” Faqe 13