26/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

26 maj 1998

Sot, gjyqi i Finos

Socialistët në bllok kundër Meidanit. PD paralajmëron bojkotin Sot, gjyqi i Finos Rikthehet ksenofobia në Kakavijë. Grisen vizat e Konsullatës.

Islami rrëmben shtëpinë e Pollos

Faqe 9

Dhuna komprometon dialogun

Dhuna komprometon rëndë ecurinë e dialogut shqiptaro-serb. Mungesa e palës nd-ërkombëtare në bise-dimet e nisura javën e shkuar, bën që të vazhdojnë përpjekjet e Milosheviçit për t’iu kthyer strategjive alternative. Në zonat e luftës në Drenicë dje sundonte një gjendje terrorizuese. Pala serbe ka vendosur të luajë me kundërargumentat. Duke e perceptuar luftën si gjuhën zyrtare të dialogut, serbët po priren gjithnjë e më tepër drejt radikalizimit politik për të frenuar çdo grykësi për ndryshime. Duke mos e mohuar asnjëherë vazhdimësinë e vet, madje duke bërë përpjekje për të integruar rrënjët e së shkuarës së vet, politika milosheviçiane ka një prirje të brendshme për të mos u shkëputur nga substrati i saj i vjetër. Trashëgimia nga bolshevizmi përbën tiparet më të rëndësishme të politikës serbe dhe nacionalizmi është pjesë e saj. Ky nacionalkomunizëm premton shndërrimin sistemik të diversitetit të tërësive politike e sociale. I tillë ai kërkon të sigurojë kënaqshmëri morale duke shtypur të tjerët. Në këtë sens, dialogu me palën shqiptare ka një perspektivë utopike. Kur janë modern serbët autokratikë nuk mund të operojnë ndryshe. Më tej faqe 4

100 mijë firma, pro dënimit me vdekje. Pesë anarkitë - Fjala e Nolit në Parlament. Faqe 3

PDSH në Selinë e republikanëve. Surpriza-fajde: gjenden paratë Faqe 4-9

Në brendësi:

Zjarr e flakë nga kufiri në Drenicë. Tre shqiptarë të vrarë, gjashtë të plagosur. Mediu: UÇK nuk është terroriste. Berisha: UÇK të bashkëpunojë me Rugovën. Faqe 3-10 Interpolì në kërkim të 1200 ushtarëve të arratisur gjatë trazirave. Dosja "Malaj-Alimucaj", në gjykatë. Maskat mbushin duart me florinj. Prokuroria kërkon kokat e ushtar- ushtarakëve të liruar. Faqe 2-5

Rekuim për Azem Shkrelin në përvjetorin e parë. Ismail Kadare rikthehet në Tiranë. “Palma e Artë” në Kanë për regjisoren grek.

Faqe 13

Njoftim për shitësit e rretheve

“Republika” njofton gjithë shitësit e rretheve se 1- Nuk pranon më kthime kokash, por gazeta të plota. Me këtë rast ajo u kujton shitësve, kushtin e mospëranimit të kthimeve mbi 10% të tirazhit që ata marrin. 2- Në arkëtimet që bëhen nëpërmjet numrit të llogarisë bankare, duhet të shënohet edhe sasia e furnizimit, mbetjeve, si edhe periudha e shitjes së cilës i korrespondon sasia e lekëve të arkëtuara nga shitja. Redaksia

Toka përgjaket, qëllon kushëririn, dy viktima. Vetëvrasje në spitalin e burgut. Katër të plagosur në “Shesh të Flamurit”. Tanket pushtojnë Durrësin. Sot greva e arsimtarëve. E vrasin në oborr të shtëpisë. Faqe 6-7

Grekërit japin 5 miliardë kredi për grekërít. Superstrada Durrës-Rrogozhinë ngec në vend. Bufi krijon qeverinë e vogël. Faqe 8

Dosja INSIG: Bëhen me shtëpi pushtetarët. Faqe 9