27/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 maj 1998

Berisha dhe Nano një orë përballë

30 shqiptarë të masakruar në Deçan Faqe 10

Improvizohet e Djathta e Bashkuar jashtë DBSH-së

Improvizohet imazhi i një të djathte të bashkuar, jashtë DBSH-së. Me iniciativën e veprimtarëve të shoqatës së ish-të përndjekurve politikë antikomunistë, fraksion i shoqatës kombëtare të ish-të dënuarve politikë të Shqipërisë dhe “seksion” i PD-së në Tiranë, dje u organizua një takim i përfaqësuesve të subjekteve politike të djathta, ku ishte ftuar edhe përfaqësuesi i PR-së. “Më mirë vonë se kurrë për bashkim”, ishte lajtmotivi i takimit, pavarësisht nga rezervat dhe objeksionet e PR-së, për të cilën një konsensus i tillë ka një kuptim të vagullt dhe madje abstrakt. PD-ja, si autorja e vërtetë e këtij takimi, nuk mund të kërkojë rigru­pimin e forcave politike të djathta në siglën e saj, pasi procesi i transformimit politik ka avancuar shumë dhe nuk është ai i vitit 1992. Të gjitha nismat e PD-së për bashkimin, ose së paku rreshtimin e së djathtës, gjithmonë kanë pasur qëllimet e tërthorta. Krerët e PD-së kanë dashur të përcaktojnë spektrin e djathtë politik në Më tej faqja 4

Prokuroria përcakton Nenin: Hajdari rrezikon 5 deri në 15 vjet burg. Pritet përgjigja e Parlamentit

Faqe 2

Bankat ulin interesat.

473 ndërmarrje kërkojnë pronarin Një nëpunës tatohet më shumë se një kioskë Faqe 9

Konferencë shtypi

Sot në orën 11 në selinë e PRSH, DBSH jep konferencë shtypi. Konferencë shtypi Sot në orën 11.30 në selinë e PRSH, deputetët e PDSH të Maqedonisë japin konferencë shtypi

SPORT: Mema bën gati skuadrën anti-Mali i Zi. Trajneri i Italisë gati listën e botërorit. Argjentina fiton dhe ndeshjen e fundit

Faqe 15

Sherr mes deputetëve. Socialistët rebelohen ndaj OSBE-së. PD tërhiqet nga KQZ

Arti dhe artistët shqiptarë në udhëkryqin e tyre. Kush duhet t’i mbrojë artistët

Faqe 13

Në brendësi:

Medium mes intelektualëve dhe studentëve shkodranë: Duam dialog, jo duartrokitje. Godo: Rugova ndërprit bisedimet me Slobodan-in. Begeja: PR nuk firmosi paktin, ishte i vonuar Faqe 3 Hetimet e marsit, shkoqet komisioni Ngjela. Hasani nuk firmos raportin. Alibali: Të mos futemi në votime. Faqe 4 Hetim për krimin me jaka të bardha. Denoncohet trafikanti. Luftë me maskat, policia rrethon bandën. Për 5 mijë lekë të bëjnë prapë vajzë. Faqe 2,6 Emigrantët trajtohen si kafshë. Kiamet në Berat, breshëri vret 70-vjeçarin. Çahet greva e arsimtarëve në Elbasan. Konflikt mes kishës dhe qytetit Faqe 7 Kasacioni gati dosja Alimucaj. Peqini dhe Lushnja ngatërrojnë kufijtë, fshatarët i japin tokën pronarit. Qeveria nën provën e mësuesve. Tatimi mbi pagat, kryqi në kurriz të buxhetorëve Faqe 8,9