06/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 qershor 1998

Alarm në PS: Njerëzit e Meidanit do të rrëzojnë Nanon

Fajdet hapin gjyqe të bujshme, gazeta në proces Faqe 9

Të ardhurit nga Kosova shtohen, qeveritarët qajnë

[... [?]] qeveritarët qajnë kontrabandën

. Shqiptarët duhet të kontrollojnë fatin e vet. Kërkohet një busull morale dhe një sens barazpeshe për t’ju kundërvënë shpërbërjes kombëtare. Komuniteti Ndërkombëtar, ndërsa nuk është në gjendje të frenojë shkatërrimet masive serbe, vrasjet dhe spastrimin etnik, po zvetënohet në mobilizimin e tij demagogjik. Sfida e Milosheviçit do të shmanget vetëm kur bashkësia ndërkombëtare të kapërcejë komplekset mbi zotërimin e fatit të vet. Por vetë shqiptarët nuk duhet të shkojnë kuturu pas skemave utopike. Nevoja për konsensus moral ushqen domosdoshmërinë e një angazhimi të fuqishëm kombëtar. Atë që nuk bëjnë forcat politike, duhet ta bëjë vetë populli. Solidariteti ndaj vëllezërve të Kosovës të dëbuar me dhunë nuk tregohet duke sponsorizuar 10 milionë USD për emergjencat e ushqimeve, siç vepron qeveria shqiptare. Ky është një solidaritet i tipit somalez. Ndihma për shqiptarët e Kosovës dhe për vetë ... Me tej faqe 3

Tragjedia kosovare në Tropojë. 5 të vdekur, 500 në spital. 4 lindje, 2 fëmijë pagëzohen me emrin Çlirim.

Faqe 2-10

Konferencë për shtyp

. Sot në orën 10.00, në Selinë e PR-së, Kryesia jep konferencë për shtyp.

DBSH tërheq kandidaturën nga Vlora. Kandidati Republikan në krye të Shtabit të kandidatit të Ballit

. Faqe 3

Mafia ndërkombëtare këmbëkryq në Shqipëri. Mariza Lino nuk shkon në Korçë. Faqe 5-6

Grekët kapin 60 kilogram drogë shqiptare. Një milion drahmifallco në duart e tregtarëve. Faqe 7

Atentati i Tropojës, Prokuroria nis hetuesin. Nis procesi kundër Leka Zogut. Faqe 5

Këngët e Stinës prishin Festivalin Evropian të Fëmijëve. Futboll: Sot derbi myzeqar. Haxhiu, Kupën do ta çojmë në Lushnje. Faqe 13-15

Nesër "Republika" tetë faqe plus, çmimi 30 lekë. Vetëm të dielën.