05/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

5 janar 1999

Berisha me tanks, Majko me vi[n]ç

Çarje në Qeveri. Majko rikthen njeriun e Nanos, Meta kundërshton pasi refuzohet kandidatura e këshilltarit të tij [Shënim me dorë: 1-22?] Berisha me tanks, Majko me vi[n]ç. Nafiz Bezhani çel konfliktin me Majkon: “Do ta padis në Parlament. Ka emëruar në Ministrinë e Brendshme dhe të Mbrojtjes njerëz të dyshimtë”. Prokuroria shpall Hajdin Sejdinë bashkëpunëtor të Alimucës. F. 6

Në kërkim të dinjitetit kombëtar

Arben ILIAZI. Viti që lamë prapa provoi jo vetëm një dhe personalizim të dukshëm të demokracisë, për shkak të ndjenjës së përjashtimit, por edhe një krizë edhe më të thellë besimi. Në ditët e ndarjes, 1998-ta regjistroi një eksod masiv të qytetarëve drejt brigjeve të Italisë. Këtë nuk bëhet fjalë për mungesë atdhetarie, por për njerëz që janë ndodhur në mes të rrëmujës dhe mjerimit, deri në atë shkallë sa nuk guxuan të festonin Vitin e Ri në shtëpitë e tyre. Shumë qytetarë, që përfaqësojnë dashurinë pa interes ndaj atdheut, po ikin pa kthim. Ata nuk e shohin shpreshën askund, pasi ajo nuk ekziston më as në truall, i cili në sy të tyre është bërë tokë e shpart, as në zakonet kombëtare, as në ligjet dhe as në ligjvënësit. Në jetën e shumë shqiptarëve nuk është rrënuar vetëm morali, por edhe besimi. Të drejtat kanë mbetur të pasiguruara dhe të kufizuara. Në radhë të parë qytetarët shqiptarë kanë nevojë për dinjitet dhe mirëqenie. Nuk mund të kemi një demokraci të qëndrueshme pa siguruar një rrjet shëndetësor për të varfrit, pensionistët dhe të papërkahurit, pa krijuar mundësi për ushqimin, arsimimin, kujdesin shëndetësor dhe strehimin. Në shumicën e vendeve demokratike ndiqet një politikë taksash, ku i pasuri paguan më shumë se i varfëri. Në Shqipëri rec- [vazhdon në faq. 3].

Nje ish-ushtarak duke pritur Vitin e Ri. © M. Mazi

Në brendësi:

Viti i Ri, historie e vjetër. 8 fëmijë të plagosur dhe 30 të lënduar natën e fundit të vitit. Vetëm Skrapari nuk qelloi me armë. Berisha këndon “Lule-Borë” në Shkodër. F. 2. Vlorë - 50 plumba, tre të vdekur. Fier, granatë në Bankën Tirana. Vetëvaret në shtëpinë e vëllait. F. 7. Si e njohja Kadri Roshin. F. 13. Hija e luftës mbi armbë-pushimin e brishtë. Varre masive në Kosovë? OSBE nis kërkimet. Euro, eureka! F. 11-12.

Mocion mosbesimi për Kryeministrin, Kushtetuta shpëton ministrat. Koalicionet paralajmërojnë ndryshime. Qeveria, luftë Parlamentit. Meidani thërret në takim ministrat. F. 3-5

Majko - Berisha, gati takimi i dytë. Ekrem Bardha: Interesat kombëtare, mbi gjithçka. Godo, njeriu shqiptar i vitit. Venitet shpresa e pajtimit politik. F. 4