16/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 janar 1999

50 raketa montohen në kufi

Serbia përgatit agresionin mbi Shqipërinë. Ushtria: Shpallja e luftës, çështje orësh Lino troket në Ministrinë e Mbrojtjes. Takim i mbyllur me Hajdaragën dhe Andonin. Në gatishmëri kalon edhe Flota. Rugova: Po vij në Tiranë.

Godo: Luftës, me luftë. E gjithë Qeveria në Veri

F. 4

Serbët vrasin 15 shqiptarë, tanket serbe hyjnë në Suharekë

Asambleja e PR shpall zgjedhjet.

Mediu: Mungesa e shtetit po ndëshkon shqiptarët. PS ka dështuar, Shqipëria, në udhëkryq F. 3 - 6

Kthesë e papritur në skandalin e vagonëve. Zbardhet enigma e Tenderit

Gaqo Apostoli akuzohet për falsifikim F. 5

Italia, sa e vogël

Nga Mesila DODA Kur një ditë në pranverën e 1997 ndodhi tragjedia e mbytjes së “i katërti i Radës”, anijes së ngarkuar me gra e fëmijë në kanalin e Otrantos, analizat politike botërore vunë në dyshim, madje e quajtën dështim të gjallë politikën e jashtme italiane. Ishte pikërisht momenti, kur forca të armatosura ndërkombëtare do të hynin në Shqipëri dhe kreu i kësaj force i ish besuar Italisë. Në një farë mënyre kjo rikonfirmoi edhe supermacinë italiane në Shqipëri dhe zonë e vendosur influence, në një farë mënyre e dhënë si një çmim për gjithçka Italia kishte bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët pas vitit 1990. Më së fundi po shprehohej që një fuqi ekonomike si Italia do të mund të këthehej në një gjigand edhe në politikën e jashtme. Por, fakti është se gjithmonë në momente vendimtare, Italia mban qëndrimin e vogëlushes së përjetshme, e cila nuk di asnjëherë të mbajë anën e fitimtarit dhe të bëjë llogaritë sipas shtrirjes së drejtëpërdrejtë të influencës së saj. Kështu, tragjedia e Otrantos vuri dhe një herë në dyshim politikën e jashtme të Italisë, e cila më pas e turpëruar dhe e ngarkuar me sensin e fajit zgjodhi tjetër qëndrim ndaj shqiptarëve, por kish humbur shumë në sytë e politikës ndërkombëtare, derisa u arrit të diskutohej dhe kreu i operacionit “Alba”. E njëjta skenë po përsëritet tani, kur në dyert e Ballkanit po bie ora e luftës. Cili është qëndrimi i fqinjit të dashur dhe të fuqishëm? Në tolerancë Më tej, faqe 3

Në brendësi:

Nano pajton çekën me Pashkon F. 5 Festa e PR-së i mbledh të gjithë. Berisha takon Doklen F. 3 Çausi i Vlorës rikthehet në gjyq. Dëshmitarët, vetëm pro Zanit. Largohet zv.prokurori i Tiranës F. 2 Greva në Arsim: 8-vjeçarët dhe të mesmet bojkotojnë mësimin F. 8 Krimi pushton Shkodrën. Vriten vëllezërit Alibali F. 9 Teatri: Nuk japim shfaqje, po nuk u takuam me Majkon F. 14 Futboll - Tirana, çerekfinalistja e parë e Kupës F. 15