19/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

19 janar 1999

Serbët rrëmbejnë kufomat

Vëzhguesit e OSBE-së, pengjet e Millosheviçit. Ultimatum Uollkerit: Jashtë Jugosllavisë! Shqipëria i bashkohet Kosovës. Patriotizmi mposht ndarjet partiake Vëzhguesit e OSBE-së, pengjet e Millosheviçit. Ultimatum Uollkerit: Jashtë Jugosllavisë! Serbët rrëmbejnë kufomat Shqipëria i bashkohet Kosovës. Patriotizmi mposht ndarjet partiake Hetim italian për trafikun shqiptar të armëve. Antimafia merr dosjen F. 7

Mbijetesa e kombit, në rrezik

DALIP GRECA ARBEN ILIAZI Kombi, në rrezik. Kosova e përgjakur rëndon nën dhimbjen e plagëve, që rrjedhin gjak. Trupat e pavarr… [?], të rrëmbyer nga bisha serbe, abuzojnë... Organizmat ndërkombëtare në mbledhje të pafundme vetëm dënojnë agre- agresorin, por nuk u bën zemra që të ndërshkojnë. Shqiptarët në mbledhje e tryeza bëjnë sikur pajtohen,... por mirë dhe kështu. Së paku dhimbja na bashkoi në sy të agresorit dhe të botës. Për të parën herë faktori politik shqiptar reagoi në bllok pas tragjedisë më të fundit në Kosovë. Përpara alternativës për jetë a vdekje nuk mund të ndodhte ndryshe. Shqiptarët tani po përpiqen t’u përgjigjen dilemave të reja të ekzistencës. Nuk bëhen fjalë më për opsione, pasi opsionet janë të qarta. Tani flitet vetëm për alternativën e vetëmbrojtjes, për të mbijetuar si komb. “Shpëtimi ynë do të vijë nga vetë duart tona”, thuhet në Deklaratën e djeshme të Kuvendit Popullor, deklaratë që u bën thirrje shqiptarëve të të bashkohen. Tani kombi duhet të reagojë i bashkuar, pasi Komuniteti Euroamerikan përveç keqardhjes, mëshirës, zhurmës, nuk ka ndërmend të ndërmarrë ndonjë veprim konkret. Madje dhe NATO - s’ka filluar t’i qulet armatimi. Krimi masiv mbi kosovarët e pafajshëm, masakrimi i njerëzor në sy të OSBE-së tregojnë jo vetëm ringjalljen e instinkteve barbare të bishës fashiste me emrin Millosheviç, por edhe sfidën ndaj Komunitetit Ndërkombëtar, mosndëshkimi i tij është fatal për fatet e Kosovës dhe të Ballkanit. Dalëngadalë serbët po e realizojnë planin e spastrimit etnik: largimi i më shumë se 300 mijë shqiptarve nga trojet e tyre, vrasja e më shumë se 2000 të tjerëve në luftë, është një plan i studiuar prej kohësh dhe i aplikuar tani në sytë e Europës që bën sikur

Shqiptaro-amerikanët i shkruajnë Godosit

Mos lejoni shpërbërjen e Mëmëdheut Mediu: Çdo vonesë është e pafalshme F. 4-5

Llakaj: Korrupsioni dhe kontrabanda duhen shtrirë dhe jashtë shtetit

Ju jeni mysliman, meqë- nëse jemi në muajin e Ramazanit po agjëroni? Po, siç e shikon dhe në këtë moment po ha paçe me pilaf. Nëse ju do të ishit njëri nga Ministrat e Kabinetit Majko, çfarë do të bënit? Për të mirën e Shqipërisë apo timen? Për të mirën e Shqipërisë. Gjëja e parë që do të bëja, do të mbushja xhepat për vete, dhe më pas do të çoja familjen jashtë shtetit në një vend të sigurt. Gjatë gjithë kohës do të punoja në mënyrë të devotshme që të hapja një llogari të fuqishme bankare dhe kur të lija detyrën do ta lija qëtë Shqipërinë, dhe Shqipëria do të kishte fitim nga unë sepse do të luftoja kontrabandën, dhe kuptohet që nuk do të largohesha nga qeveria pa milion F. 12

Në brendësi:

Dritëro Agolli: Fatosi, si deputetët e PD Nano, votëbesimi në KPD F. 6 Arsimtarët, Baj-ram në grevë 46 gomone në tre ditë 10 ditë burg për Çiçikun Vetëvrasje me rrip në qafë rrrip në qafë F. 7-8 Lazarat, luftë me maskat Dënim me vdekje në Vlorë F. 9 Shqipëria, parajsa e bankave greke F. 10 Klosi hedh në gjyq drejtorin e TVSH Mazi: Fjala e Klosit, kënga e fundit e Mjellmës F. 13 Misteri Oçalan, hapet dosja e Ushtrisë së Kuqe F. 13 Shorti i Kupës F. 15

“REPUBLIKA” URON gjithë besimtarët muslimanë Gëzuar Fiter Bajramin