Komisari i Vlorës konfirmon deklarimet e shtypit italian: Kam palestër dhe disko
Majko, frikë nga shtypi. Pas kthimit nga Amerika kryeministri lë gazetarët pas dere
Prokuroria Velaj: Misteri i celularit të Hajdarit ngec në telekom
F. 2
Është koha për bashkëveprim
Vlerat e përbashkëta që na bashkojnë mund të bëheshin një axhendë për kulturën e paqes edhe në Shqipëri.
Konferenca e Rambujesë ishte një moment i favor- favorshëm për t’i rikthyer PD-së vullnetin institucional. Por lidershipi demokrat e përjashton dje sërish mundësinë e një rifillimi të afërt të jetës parlamentare. Izolacionizmi i ri politik është veçanërisht shqetësues po të kemi parasysh se Rambuje e ka shtrënguar Perëndimin të mendojë në mënyrë globale. Kosova do ta kishte të vështirë të fitonte një status të avancuar në qoftë se Shqipëria do të mbetej vatër konfliktesh politike dhe arenë antiinstitucionale. Në tavolinën e Rambujesë nuk mund të mos përfillet identiteti demokratik, ashtu siç merret në konsideratë identiteti etnik. Shqipëria, ndonëse nuk është pjesë e zgjidhjes, është pjesë e problemit. Shqiptarët, ashtu siç deklarojnë se janë gati për çfarëdolloj kërcënimi ndaj sovranitetit kombëtar, duhet të dëshmojnë gjithashtu se janë të prirë për të ecur drejt lirisë, demokracisë dhe paqes. Konferenca e Paqes në Rambuje nuk mund të qëndronte indiferente ndaj një dimensioni të tillë, edhe pse çështja e krizës që duhet zgjidhur nuk ka nevojë për stimulimet direkte të faktorit politik brenda Republikës së Shqipërisë. PD duhet të ishte në Parlament. Më tej, faqe 3
Një reze shprese për Kosovën
Rambuje nuk është Dejton
AFP/- Fuqitë e mëdha, të cilat hezituan prej afro katër vjetësh përpara se të ndërhynin me efikasitet në Bosnjë, kanë nxjerrë mësime nga hezitimet e tyre për t’u përpjekur për të zgjidhur krizën në Kosovë. Shprehja “mësimet e Bosnjës” bëhet si një lejtmotiv në gojën e funksionarëve të lartë ndërkombëtarë, ndërkohë që negociatorët serbë dhe kosovarë janë mbushur në kështjellën e Rambujesë, afër Parisit. Gjatë një fjalimi të mbajtur kohët e fundit,
Millosheviçi po riciklon Bosnjën në Kosovë
Fjala e Z.Godo në konferencën e kryetarëve të Politikës së Jashtme të Evropës Juglindore në Ankara
Rajoni ynë përjeton një moment të vështirë për shkak të problemit të Kosovës. E quaj të nevojshme të parashtroj pikëpamjen e Parlamentit të Shqipërisë mbi dramën e rëndë që po zhvillohet aty dhe që mbart rrezikun real të përhapjes së konfliktit. Millosheviçi grisi Kushtetutën e vitit 1974 të Krahinës Autonome të Kosovës duke u hequr shqiptarëve çdo të drejtë të vetadministrimit, të arsimit e të veprimtarive kulturore kombëtare.
Serbët luajnë komedi në Rambuje
Rambujeja, kës- tjella skenike e tragjikomedi-së shqiptare, ku serbët nuk bëjnë tjetër veçse luajnë kome-di. “Serbët nga niveli i delegacionit dhe nga mënyra e komunikimit me organizatorët e Faqe 3
Hussein, babai i 11 fëmijëve
Ç’përfaqëson dhe si erdhi në pushtet mbreti Hussein? Martesa me princeshë, konfliktibrenda familjes mbretërore, letra e fundit drejtuar princit... Faqe 12
Gratë e deputetëve protestojnë
- Fejton -
Një projektligj i ri ka kaluar datën deputetëve të mazhorancës, të cilët kanë vendosur të vetdiskriminohen përmes neneve që e çojnë Shqipërinë drejt majave më të larta të “kapitalizmit popullor”. Në këtë atmosferë mirëqenieje dhe luksi është fare absurd diskriminimi i deputetëve, ndaj kryetari i Parlamentit, zoti Gjinushi, ka përpiluar një projektligj për trajtimin e tyre, i cili do të ketë fatin të miratohet nga vetë deputetët. Projektligji parashikon: 1. Deputeti të mos jetë vetëm shërbëtor besnik i popullit, por edhe pronar në administrimin e të Faqe 5
Në brendësi:
Grabitet kantina e Byrosë Politike. Rruga nacionale 18 orë bllokuar
Faqe 6
Serbët luajnë komedi në Rambuje