24/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

24 mars 1999

Primakov anulon vizitën në Amerikë. Skandal: Armë ruse për serbët, ndalohet ngarkesa.

F. 5

Serbët ngrënë çadrat 50 m larg kufirit. 30 ushtarë serbë hynë në territorin shqiptar

Serbët ngrënë çadrat 50 m larg kufirit. 30 ushtarë serbë hynë në territorin shqiptar F. 3

Ethet e luftës në Tiranë

Millosheviçi luan blofin

Millosheviç luan me blofin. Ai jo vetëm që ka mobilizuar popullin serb për luftë, por po i hedh dorashkën e sfidës NATO-s, duke njoftuar zyrtarisht se zotëron një armatim të sofistikuar rus, i cili mund t’i bjerë sul-meve ajrore të Aleancës. Por kjo është vetëm një propagandë. Perëndimi, ndryshe nga rasti i Bosn-jës, ka një strategji gjithëpër-fshirëse për të vepruar kundër agresionit serb. NATO është gati të fillojë një fushatë goditjesh nga ajri, për të ndaluar planin serb. Serbët po veprojnë duke besuar se NATO nuk do të kundërveprojë. Këtë përfundim Millosheviçi e ka nxjerrë nga veprimet e mëparshme të Perën-dimit. Aleanca e Atlantikut nuk ka ndonjë respekt të madh për aftësitë ushtar-ake të serbëve, ndonëse banë pajisje të furnizuara nga Rusia, e cila për shkak të embargos duhet të paditet nga Këshilli i Sig-urimit. Përveç forcave të rregullta, ushtria serbe mbështetet edhe në forca të parregullta të pasërvi-tura e madje të dehura. Gjithashtu nuk duhet har-ruar se serbët kanë respekt-uar të madh për fuqinë ush-tarake amerikane. Ushtria arabe amerikane është shumë e aftë për të zhvilluar një luftë të kufizuar, që të dety-rojë serbët të ecin drejt

Sulmet e NATO-s do të nisen nga deti. Fillimisht do të goditet arsenali ushtarak, pas kësaj, dislokimi në Kosovë

Faqe 7

Solana: Bombardoni!

Shefi i OKB-së, Kofi Anan, niset urgjentisht në Beograd për një përpjekje ekstreme për shmangien e konfliktit Dje, pak pas orës 23.20, shefi i NATO-s, Javier Solana, ka urdhëruar komandantin e forcave të aleancës për Europën, Ueslej Klark, që të fillojë goditjet ajrore kundër objektivave ushtarake në territorin e RFJ-së. Solana, pasi ka rënë dakord, me të 19 shtetet anëtare të NATO-s, ka vendosur përfundimisht të bombardojë mbi Jugosllavinë. Ai ka nënvizuar se ky bombardim nuk është një sulm kundër këtij vendi, por një ndërhyrje e domosdoshme për të shmangur katastrofën që rrezikon popullatën në Kosovë. Nga ana tjetër, Solana la të kupto-het se Millosheviçi do ta kishte derën e hapur për një mundësi të renë drejtim të një zgjidhjeje poli-tike të konfliktit. Ndërkohë, lajmi më i fundit bën të ditur se sekretari i Përgjiths-hëm i OKB-së, Kofi Anan është nisur për në Beograd, në një për-pjekje ekstreme të momentit fun-dit të fundit, për të shmangur kon-fliktin. Nisma e tij për të bindur Millosheviçin, shtyn automatik-isht, të paktën për fillimin e goditjeve ajrore kundër Jugosllavisë, ku me urdhër të kryeministrit Bullatoviç është vendosur gjendja e jashtëzakon-she meulftës dhe flota ajrore është vënë në gatishmëri maksimale.

Mbledhje urgjente e Qeverisë në mesnatë. Majko merr letër nga Solana.

Mbrëmë, Qeveria u mblodh pas dhënies së urdhërit e Solanës për të bombarduar. Mësohet se Solana, përmes një letre, garanton integritetin e Shqipërisë përmes NATO-s

Albania Online

vizitoni: www.albaniaonline.net (shih në faqe 7)

Në brendësi:

• Forcat speciale, urgjent në kufi • Ministria e Shëndetësisë kontrollon rezervat e gjakut Faqe 11 • Maqedonia: Nuk pranon të përfshi-het në planin e NATO-s Faqe 5 • Godo: Tani e kanë radhën ar-mët Faqe 2 • Maritati: Bravo, mafia shqiptare Faqe 6 • Farudin Arapi rrëfehet: Paratë e shqip-tarëve, pen-gu i Parlamentit Faqe 15