25/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 mars 1999

OSBE: Millosheviçi, asnjë shenjë tërheqjeje.

Ollbrajt: Serb mos guxoni të sulmoni fqinjët F. 3

Klinton: Nesër është vonë.

Kadare: Konflikti nuk vjen në Shqipëri. Beogradi dekret on luftën Kadare: Konflikti nuk vjen në Shqipëri. Beogradi dekret on luftën F. 6,8

Sllavët krijojnë frontin sovjetik

Milosheviçi, përgatit alibinë e masakrës Dalip Greca Milosheviç, ky shpirt i keq i ... përgatit-

Milosheviç, ky shpirt i keq i denjë për në ferr, ka përgatitur

alibinë për të justifikuar operacionet ndëshkuese ndaj popullit martir të Kosovës. Largimi i gazetarëve të shtypit, agjencive dhe televizioneve të huaja, pak çaste përpara bombardimeve, paraqet një rrezik potent për popullin kosovar. Me veprimin e largimit të gazetarëve, me mbylljen e Radios së pavarur, Milosheviçi kërkon që të mbyllë të gjitha shtigjet që mund të nxjerrin të vërtetat jashtë Serbisë. I njohur për ndjenjën e përbuzjes shtazarake, për hakmarrjen mesjetare, ky hitleri i fundshekullit, ka përgatitur operacionet për ndëshkimin e civilëve shqiptarë. Nën terrin informativ ai nuk do ta ketë të vështirë për të paraqitur alibinë e veta. Një fakt tjetër, që të çon tek mendimi i organizimit të operacioneve ndëshkuese kundër shqiptarëve është edhe lajmi që dha TANIUG - u se kanë rifilluar luftimet për t’u përgjigjur me zjarr sulmeve të UÇK-së, e cila paska përfituar nga bombardimet e NATO-s. Kush ka logjikë e kupton tonë vetë. UÇK - ja nuk ka pse sulmon, aq më shumë tani që filluan bombardimet. Ajo e ka përshkallëzuar marrëveshjen, e ka futur detyrat e vëna nga komuniteti ndërkombëtar dhe nuk ka asnjë arsye për të sulmuar. E tërë zhurma bëhet për të justifikuar masakrën më të madhe që janë ndërmarrë në emër të një bombardimi. Detyrimi i gjendjes së luftës në […] Më tej, faqja 2

Milosheviçi zhgënjen shpresat e naiveve Serbët humbin 12 avionë, NATO një.

NATO ndëshkon kokëfortësinë e Milosheviçit Mbi 80 aeroplanë luftarakë marrin pjesë në aksion. Serbët kanë rrëzuar një avion. Dëme të mëdha materiale për jugosllavët Përgatiti Ruben Avxhiu Dje, NATO bombardoi objektivat ushtarake serbe duke mbajtur premtimin dhe dhënë për ndëshkimin e “kasapit të Ballkanit” dhe ndërhyrjen për të shmangur katastrofën njerëzore në Kosovë. Ekziston mundësia që goditjet të shtrihen në një hark kohor për 48 orësh. Me shumë se 80 aeroplanë ushtarakë perëndimorë, përfshi bombardues “stealth”, “F-16s” dhe “F-18s”, u ngritën nga baza ushtarako-ajrore e NATO-s në Aviano në Italinë Veriore ndërkohë që Aleanca e Atlantikut nisi sulmet ushtarake ajrore kundër Jugosllavisë. Kështu, 11 aeroplanë bombardues “A117” u ngritën nga aeroporti i bazës ushtarake, krahas aeroplanëve sulmues “A10”, “EA6B”, “C130s”, “CF18s”, “F16s”, “F15s” dhe “F18s” të SHBA-së, Britanisë, Spanjës, Portugalisë dhe Kanadasë. Dëshmitarët thanë se aeroplanët ishin ngarkuar deri në maksimum me predha dhe raketa. Aeroplanët ushtarakë u ngritën nga Aviano ndërsa raketa “Tomahouk” të tipit kruiz u lëshuan nga dy luftanije amerikane në pjesën jugore të Adriatikut. Aeroplanë ushtarakë gjithashtu u ngritën nga Viçenca, Istrana, Gioja del Kole dhe baza të tjera ushtarake nëpër Itali. Vijon në faqen 3

Online Albania

vizitoni: www.albaniaonline.net (shih ne faqe 7)

Në brendësi:

• Veriu në rrezik, Jugu në këmbë Faqe 4,5 • Jelcin: Do të mbrojmë Europën Faqe 3 • Ministri Koçi zb- ulon tre faktorë

Sulmi i NATO-s orë pas ore

Avionët e NATO-s bombarduan bazat ushtarake serbe në: • Prishtinë • Beograd • Novisad • Podgoricë Lexo faq. 3

mbrojmë Europën

Faqe 3 • Ministri Koçi zb- ulon tre faktorë pro serb në Tiranë Faqe 2 • Arratiset do- ganieri, fshihen dy ministra Faqe 15 • Plumbat i ma- rrin jetën një çifti studentësh Faqe 10

Konferencë shtypi

Sot në orën 11.00 në Hotel Dajti DBSH jep konferencë shtypi