27/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

27 mars 1999

Bombardohet Pallati Presidencial

CIA: Millosheviçi, në bunker me të shoqen. F. 3

Rusët: Serbët kanë armë bërthamore.

Toni Bler: Bashkim i shenjtë kundër barbarisë F. 3

300 kriminelë dalin nga burgu. Kosova në anarki

Klinton: Millosheviçi si Hitleri

Nga Arben ILIAZI Luftë vetëm kundër Millosheviçit. “SHBA dhe aleatët nuk kanë asgjë me popullin serb”, deklaroi presidenti Klinton në një Mesazh drejtuar popullit serb dhe transmetuar me satelit. Klintoni nuk harroi të përmendë kulturën dhe historinë serbe, si dhe kontributin e tyre në luftë kundër nazizmit. Presidenti amerikan shpalli me këtë rast objektivin kryesor të sulmeve të Aleancës: dëmtimin e aftësisë ushtarake të Miloševiçit për të mos u angazhuar më tej në luftë kundër shqiptarëve të Kosovës. Pra, për fuqinë më të madhe të botës, Miloševiçi është i vetmi përgjegjës për krizën e Kosovës dhe shqetësimin ndërkombëtar. Jo më kot Klintoni i kujton popullit serb luftën kundër nazizmit, të udhëhequr nga Hitleri. Diplomacia amerikane bën vetvetiu një paralelizëm mes Hitlerit dhe Miloševiçit, duke i kujtuar qytetarëve të Serbisë se historia e diktatorëve nacional-socialistë duhet të marrë fund dhe për këtë qëllim kërkohet edhe bombardimi popullor në Serbi. Ashtu si Hitleri, Miloševiçi ndoqi një politikë haluçinative dhe të vrazhdë të përbindshme. Moria u institucionalizua në një shkallë të pashembullt, vdekshmëria u organizua mbi bazën e prodhimit masiv të vdekjeve. Vetëm në kohën e Hitlerit asgjësimi njerëzor ishte zbatuar me një goditje të tillë të përqendruar që u ushtrua në Bosnjë dhe në Kosovë, në emër të qëllimeve irracionale dhe të vetëpërligjura. Me tej, faqe 2

Në Kosovë njerëzit janë “të lumtur” kur arrestohen nga policia, janë më mirë se në duart e bandave

— Faqe 3

Në brendësi:

• NATO, tani gjian në "mish" Faqe 5 • Millosheviçi, letër sekrete Gadafit Faqe 8 • Godo: NATO do ta gjunjëzojë Mi-

sekrete Gadafit

— Faqe 8 • Godo: NATO do ta gjunjëzojë Millosheviçin — Faqe 2 • Ulqini shpall Be-ri shën dezertor — Faqe 10 • Spiunët e UDB-së lëvizin në Shqipëri — Faqe 6 • Ministrin Solis e zë gjaku — Faqe 8

KONFERENCË SHTYPI

Sot, në orën 10.00, në Selinë e PR, zoti Sabri Godo jep konferencë për shtyp