CIA pengoi puçin kundër Millosheviçit. Rugova, i lirë vetëm në Moskë. Mandela, “Jo” Sllobodan[it?]. F. 5
Republika
6 prill 1999
Serbët boshatisin fshatin, pilotët e NATO-s fotografojnë. 100 mijë vetë, të kërcënuar me vdekje
F. 2
Durrës, vidhen 20 kamionë me ndihma
Kosovë pa kosovarë?
! Mbi gjysmë milion banorë janë shpërngulur me dhunë nga Kosova, ndërkohë që rreth 250 mijë llogaritet vetëm numri i të ardhurve në Shqipëri. “Përpjekje qesharake”, e cilësoi shefi i diplomacisë britanike, Robin Kuk, gjithë angazhimin për paqe të Komunitetit Ndërkombëtar, në rast se Milosheviçi nuk lejon kthimin e refugjatëve. “Paqe pa popullin e Kosovës nuk mund të ketë”, theksoi Kuk. Milosheviçi e ka dënuar popullin e Kosovës duke e detyruar të jetojë në mërgim. Ky është krimi më i rëndë i këtij shekulli. Një shpërngulje e tillë masive nuk është vërejtur as gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kur do t’i jepet fund aventurës kriminale serbe? Presidenti Klinton deklaroi se sulmet ajrore të Aleancës do të vazhdojnë edhe dy javë të tjera, por sekretari amerikan i mbrojtjes, William Cohen bëri të ditur se NATO nuk ka në plan të përdorë trupa tokësore. Pavarësisht nga angazhimi i madh ndërkombëtar për të thyer diktatorin e fundit të Lindjes, Bashkësia Perëndimore duhet të shprehë më qartë objektivat. Rrethanat kërkojnë një ndërhyrje tokësore të NATO-s dhe kjo duhet të realizohet. Me tej, faqe 3
Godo: Spekulantëve t’u sekuestrohen mjetet
Nëse nuk vihen në përdorim 10 helikopterë çdo ditë për evakuimin nga Kukësi, pas pesë ditësh do të kemi katastrofë.
Në këtë situatë të vështirë po përfitojnë spekulantët, të cilët u ngjajnë atyre shushunjave që kërkojnë t’u pinë gjakun të tjerëve. Dhe në Kukës ka qenë ferr i vërtetë, kanë shkuar vetëm ca mjete ushtarake dhe një a dy autobusë. Ligjin e kanë bërë privatët, të cilët e ngritën pazarin në 50 marka nga Kukësi në Tiranë. Pat dhe raste kur i zbrisnin në mes të rrugës pasi u kishin marrë paratë. Fakti më i dhimbshëm u shfaq nga disa njerëz shpirtzinj që në emër të parave bënë punën e serbit: shkonin te kosovarët dhe u thoshin: na jepni kaq marka të mos u çojmë djemtë dhe burrat ushtarë tek UÇK-ja... Faqe 3
Mediu: Thaçi u mandatua në Rambuje
Debati që ka filluar mes politikës shqiptare për Qeverinë e re të Kosovës sipas kreut të republikanëve z. Fatmir Mediu, është i pakohë, i pavend dhe fare i papërshtatshëm për çështjen kombëtare. Shqiptarët nuk kanë përse përzihen në punët e
Faqe 3
Në brendësi:
DESHMI:
• Pasi na vranë burrat, deshën me pre fëmijët në fyt. Serbët i rrëmbyen fëmijën nga gjiri. Nga Gjakova në Kukës, burra të pushkatuar, fëmijë të therur. Varr masiv në Piran dhe Suharekë. Faqe 6, 8, 10 Mediu: Thaçi u
Agjentë të Bashkisë apo të Prefekturës?
Faqe 10
“Apache” në Gjadër: Zjarr mbi serbët
Faqe 8
Ermenji: Ballistët të bashkohen me UÇK-në
Faqe 7