16/04/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 prill 1999

Shi predhash serbe në Shqipëri. Luftë në Kufi. Vriten 7 të UÇK-së, plagosen 17.

12 “Apache” zbresin në Rinas F. 2

Rusia, gati trupat për në Kosovë.

72% e rusëve, kundër bashkimit me Serbinë. Tre variante për ndryshimin e Rambujesë F. 2

FBI, alarm kundër terrorizmit serb

Përçarja e UÇK-së, çorbë e Beogradit

Kujt i intereson çarja e UÇK-së? Pyetja duket fare e pavend dhe shumë naive. Ajo mund të konsiderohet edhe retorike e në këtë shtrat nuk do t’ia vlejë që të hamendësojmë dhe të merrnim me mend përgjigje për të gjetur se kujt i duhet adresuar pyetja dhe kujt përgjigjia. Sot për sot UÇK-ja është pushka e Kosovës, është liria që po presim, jo si dhuratë, se nuk ka kuptim fjala dhuratë, kur toka e Kosovës është mbjellë me kufoma, kur varret masive po zbulohen njëri pas tjetrit, kur motrat kosovare përdhunohen shtazërisht edhe në reparte ushtarake. Nuk mund ta presim si dhuratë lirinë e Kosovës së përgjakuar, kur çdo ditë në spitalet tona vijnë dhjetëra luftëtarë të UÇK-së të plagosur, pa llogaritur varret që po hapen. Por pikërisht tani, kur luftimet po bëhen përherë e më të përgjakura, kur po organizohet e zgjerohet rezistenca antiserbe, kur dhe nga Perëndimi po vijnë djem e vajza me uniformën e shpresës, vijnë lajme përçarëse, të cilat nuk bëjnë as më shumë e as më pak, veçse shkatërrimin e UÇK-së. Para e përçarjes nuk do shumë mend të kuptohet se nuk është gatuar as në Durrës, as në Tiranë, askund tjetër përveçse në laboratorët e Serbisë! Deklarata që u botua dje në Me te?, faqe 3

Online Albania vizitoni: www.albaniaonline.net (shih në faqen 14)

Oficeri francez i akuzuar si spiun i serbëve: Ja pse tradhëtova NATO-n

Oficeri francez i akuzuar si spiun i serbëve: Ja pse tradhëtova NATO-n F. 6

Në brendësi:

• Serbët marrin 700 djem për mbroja. Faqe 2 • Rugova, peng me shtatë femijë Rusia, dakord për planin gjerman Faqe 6 • Dëshmon nëna që ia therën djemtë para syve. Në një kodër u pushkatuan 22 burra. Faqe 8 • Mediu në Uashington: të armatoset UÇK-ja Faqe 3 • PD, gati të qeverisë me socialistët. Ruçi: Ja si përgjohen deputetët Faqe 10 • Anijet e kontrabandës bllokojnë tragetet e ndihmave Faqe 7 • Banka Botërore do të mbështesë Shqipërinë Faqe 9 • Ivanov: Hyrja e NATO-s të bëhet nga Shqipëria Faqe 5 Kosovarët kërkojnë njëri-tjetrin Faqe 15