Çfarë u diskutua në Ambasadën Ruse në Beograd? Jelcin dekoron komandantin që hyri në Prishtinë
F. 4
Prishet festa e socialistëve. Nanoistët, Fino, Malaj, Koçi, bojkotojnë tetëvjetorin e PS-së. Nano uron në Selanik
F. 2
Nga rrëfimet e gardianit të Ramiz Alisë: Si e parashikoi ish-presidenti grindjen mes Berishës dhe Eduart Selamit
F. 15
INTERPOLI kërkon 12 koka trafikantësh
Mos kthimi, tradhëtia e Kosovës
Milosh[e]viçi dështon në zbr zb[a]jen e Kosovës. Masakrat, djegiet, vrasjet barbare dhe torturat çnjerëzore nuk i përkulën kosovarët.
Nga Dalip GRECA Milosh[e]viçi dështon në zbr[a]zjen e Kosovës. Masakrat, djegiet, vrasjet barbare dhe torturat çnjerëzore nuk i përkulën kosovarët. Gjysma e kombit shqiptar u vu përballë sprovës biblike, sprovë që nuk i theu shpirtrat e vatr[e]ve. Tani erdhi ora e kthimit. Shqiptarët e dëbuar do të rikthehen në vatrat e veta të shkre[t]ëra e të shk[r]umbosura. Do të kthehen tek varret. Dhimbja do të jetë e thellë. Në këtë luftë të çmendur kanë humbur shumë, por kthimi është e vetmja shpresë për të mbijetuar si komb. Në fakt tani nis udhëtimi biblik, kthimi jo thjesht në tokën e premtuar, por në tokën e trashëguar. Gati një milion shqiptarët e dëbuar me forcën e armëve (800 mijë në vendet fqinje) duhet të rikthehen edhe për sfidë ndaj serbëve, veçanërisht ndaj Milosheviçit. Moskthimi është investim gratis për serbët, të cilët kurrësesi nuk do ta kenë të lehtë që të presin pranë dyerve të shtëpive shqiptarët e përvuajtur nga dhuna. Nëse 1 milion shqiptarët do të kthehen nën kujdesin e Komunitetit Ndërkombëtar, ata 80 mijë serbë të mbetur në Kosovë duhet të ikin nga sytë këmbët. Ata treguan në këtë luftë të ndyrë se nuk e meritojnë bashkëjetesën me shqiptarët autoktonë. Sëmundja e pashërueshme ngjitëse e nacionalizmit serb i kaloi përmasat e kufijve njerëzorë, as katastrofat nuk e seleksionojë njëra - tjetrën në mënyrë aq të përbindshme sa serbët-shqiptarët. Fatkeqësisht një pjesë e shqiptarëve të lodhur shpirtërisht nga tragjedia nuk po e presin kthimin në Kosovë, por më të gjitha rrugët dhe mjetet po tentojnë Perëndimin. Radhët e gjata nëpër ambasada dhe ikja me skafe edhe këto ditë pas mposhtjes së Milosheviçit, janë shenjë padurimi që mund t’i kushtojë shtrenjtë Kosovës. Ikjet në Perëndim, braktisja e Kosovës në këto çaste të vështira, duhen konsideruar si dezertim nga radhët.
SHQIPTARET, TANI!
Nga Faruk MYRTAJ
• Shet Shqiptar Paralel, jo histori qeverisje paralele
• Lufta ajrore zbret në tokë. Fitues luftë, shqiptarët mund të rrezikohen në ditë me as-paqe-as-luftë!
• Shqiptarët çarmatosen vetëm pas instalimit të NATO-s.
F. 10
Forcat aleate hyjnë në Kosovë
Azem Hajdari vritej çdo ditë
Speciale
nga Marash HAJATI
F. 16-17
Sot në SUPLEMENT:
Em inescu është Rumania (në 110-vjetorin e vdekjes); Nostradami më 3 Qershor nga Moikom Zeqo; Ngrirë shiu nga Eva Dori;
Tregime nga Ylli Xhaferi dhe Idajet Jahaj
VIKEND HUMORISTIK
• Ligji i ri për mandatet
• Lobi i Veriut prej Skrapari
• Tritani nuk pël kalën e Berishës
F. 18
Në brendësi:
• Prefekti përzë forcat e NATO-s
• Prokuroria heton Mafien e Doganave
• Qeveria Shqiptare gjykohet në Stras-burg në korrik