Fatmir Mediu: Shqiptarët duhet të kthehen në Kosovë
F. 3
Ermenji: Kosova nuk ka qenë pjesë e Serbisë, por pjesë e legjendave serbe
F. 12
VEFA fut në sherr Prokurorinë me Gjykatën, fiton mbrojtja
F. 11
Sfida Majko-Nano përfundon në grevë urie
Përse nuk festojnë shqiptarët?
Nga DALIP GRECA Shqiptarët duket sikur i ka kapur ngërçi dhe nuk kanë ndërmend ta festojnë fitoren e Kosovës. Ndryshe po veprojnë serbët: ata nxituan që të paraqiten në sheshe si triumfatorët e luftës, grisën flamujt e NATO-s dhe të Amerikës, derdhën shampanjë në sheshe e diskoteka. Të bëjnë përshtypje mentaliteti i fitoreve të hum- fitores të humbjes serbe, kurajua dhe propaganda e Millosheviçit. Sfida që ata mundohen t’i prezantojnë Perëndimit ia vlen të merret në konsideratë. Edhe pse ushtria fashiste, më barbërja e këtij fundshekulli, po tërhiqet nga Kosova, populli serb po e pret atë me lule. Nga ana e tij Slobodan Millosheviçi nuk po i lë asgjë mangët “fitoreve”, që nga parada e deri tek fjalimet plot elozhe për ushtrinë më “të pathyeshme” në botë, e cila paska sfiduar NATO-n. Edhe më miopët e panë se çfarë sfide i bëri ushtria serbe Perëndimit, fakti më domethënës është ikja e tanishme e saj nga Kosova. Dikur, përpara ndërhyrjes së trupave në Kosovë, e tërë politika shqiptare doli në sheshin “Skënderbej” dhe nën parullën “Një komb, një qëndrim”, lëshoi thirrjen-NATO në Kosovë! Po tani që NATO ka hyrë në Kosovë, përse hesht politika shqiptare? Të çudit fakti që asnjë tubim madhështor për këtë çast historik të kombit shqiptar nuk është organizuar. Ndonjë miting i vogël nuk ka qenë në sy dhe nuk ka tërhequr vëmendjen e publikut të këtushëm apo më tej. Mirë politika, po shteti apo më tej. Mirë politika, po shteti ç’takonte Qeverisë të shtetit amë që të mblidhte vëllezërit e një gjaku dhe të deklaronte fitoren? Ndoshta këshilltarët e kryeministrit apo ata të presidentit nuk do të bëjnë kaq të sugjerojnë shefave të shtetit se duheshin thënë dy fjalë për fitoren. Ndoshta nuk do të bëjnë kaq që nga Dekoratat e panumërta të presidentit të harxhoheshin një dy copë edhe për ata djem pilotë të NATO-s që gjetën vdekjen këtu në tokën tonë në emër të luftës për Kosovën. Sidoqoftë, edhe ka kohë për të festuar fitoren. Ka një fjalë të urtë në fondin e mençurisë së popullit e mira pret! Ndoshta Qeveria do të kujtohet për një ceremoni, qoftë dhe simbolike.
Ekspertët e mjekësisë ligjore, tmerr ohen në Kosovë
F. 4
Shitet Lidhja e Shkrimtarëve, reagojnë: Tinka Kurti, Kastriot Çau shi, Vath Koreshi, Avni Mula
F. 13
Policia ndalon protestat e punëtorëve të çimentos
F. 7
Amerikanët fusin Leninin në listën e mrekullive të botës
Mauzoleu i Leninit, simboli i perandorisë të së keqes, një nga mrekullitë e botës
F. 13
Në brendësi:
• UÇK-ja, jo çarmatosje por çmilitarizim
• Minat vrasin 5 vetë
• 50 mijë serbë lënë Kosovën
• Doganësi humbin 6.3 miliardë lekë
• Kryeprokurori tremgon rrugët e drogës
• Pranga kosovarëve në Greqi