03/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

3 gusht 1999

Mediu: Kërkohet vullnet i përbashkët politik për luftën kundër krimit

F. 5

Ceka: Bashkëqeverisjet, eksperiment i dështuar

Ato kanë lindur krimin F. 5

Islami: Koalicion vetëm gjatë krizave

Pakt nuk do të thotë bashkëqeverisje F. 5

Zbulohen pasuritë e politikanëve

F. 9

Naivitet apo servilizëm?

Nga Aleksandër GARULI Nuk është rasti i parë që qeveritarët tanë, pas takimeve me homologët e tyre grekë, të shprehen me entuziazëm për rezultatet e këtyre takimeve. Janë dashur të kalojnë vetëm disa ditë dhe shpesh ky entuziazëm është thyer në zhgënjim. Disa herë përfaqësues të lartë të shtetit grek kanë premtuar në Tiranë mirëkullira për trajtimin dhe legalizimin e emigrantëve tanë, njëkohësisht premtimet me të bujshme u janë bërë qeveritarëve tanë në Athinë, por çuditërisht ka ndodhur e kundërta. Mbi djemtë tanë në Greqi janë shtuar keqtrajtimet, dhuna dhe përbuzja greke. Në këtë kuadër do dëshironim të besonim premtimet e ministrit grek të Mbrojtjes, Xoaxhopulos. Por a kemi të drejtë ta besojmë atë?! A thua qeveritarët tanë janë aq naivë në besueshmërinë e tyre apo servilizmi ndaj grekëve ua imponon këtë naivitet? Nuk ka se si grekët të dëshirojnë fuqizimin dhe zhvillimin e Shqipërisë, ndërkohë që në momentin më të vështirë të kombit tonë u rreshtuan në krah të Milosheviçit. Vështirë të besosh që vetëm pas dy-tre muajve të bëjë ndryshuar rrënjësisht qëndrimi i tyre prosërb dhe antishqiptar. Njëkohësisht, është interesante harresa kaq e shpejtë e qeveritarëve tanë ndaj këtij qëndrimi grek. Gjithkush do dëshironte raportet e mira dhe të sinqerta me fqinjët, këto raporte nuk vendosen me deklarata verbale, por mbi veprime konkrete. Dhe po të gjykosh mbi këto veprime konstaton anti-shqiptarizmin e grekëve, që më shumë se kudo po shprehet ndaj emigrantëve tanë. Falsiteti i shtetit grek lexohet qartë në deklaratat e ministrit Xoaxhopulos. Këto deklarata flasin për një të ardhme të ëmbël për të mbuluar një realitet të hidhur. Do të miratojmë një ligj... Do të miratojmë një ligj... Do të legalizojmë emigrantët..., do të ... dhe do të ... pafund. Këto “do të” janë vite që thuhen dhe asnjëherë nuk u realizuan. Ndërkohë për disa gjëra grekët dinë të jenë “konkretë”. Ata miratuan 1,2 miliard dhrahmi për tërësisht të përstruar bazën ushtarake të Durrësit. Në vërtetë kemi nevojë për këtë lloj investimi, por aspekti strategjik i tij duhet të na bëjë të jemi të kujdesshëm. Kjo të kujton pak a shumë atë thënien e urtë të popullit, “I varen ujkut këmbët në gardh”. Për koncesionet ushqimartake, të paktën formalisht, duhet të vendosë Parlamenti. Ristrukturimi politik dhe ekonomik i Ballkanit sigurisht do sjellë një erë të re të marrëdhënieve shqiptaro-greke, por deri atëherë duhet ecur me kujdes në këtë raport. Armiqësisë, që grekët shprehin ndaj nesh, nuk i duhet përgjigjur me servilizëm. Ne nuk i mbrojmë emigrantët tanë duke heshtur ndaj dhunës që ushtrohet mbi ta, por duke denoncuar qeverinë greke në strukturat ndërkombëtare.

Strategjia amerikane për institucionalizimin, çështjen Kombëtare dhe luftën kundër krimit

[Vizatimi: figura e veshur me mantel ku shkruhet “ANTI SHQIPTARIZMI”, duke mbajtur shkop mbi një fshesë; poshtë, figura të vogla që vrapojnë. Nënshkrimi: C. [?] M. [?]] Strategjia amerikane për institucionalizimin, çështjen Kombëtare dhe luftën kundër krimit F. 3

Berisha, nga kryetar partie, në bos partie

F. 5

Krimi në axhendat politike

Flasin: Mediu, Islami, Ceka, Jupe F. 5

Gjobiten nëpunësit shtetërorë

Nuk kanë pranuar të deklarojnë pasurinë F. 2

Kontrolli i Shtetit denoncon vjedhjet e ministrive

556 milionë lekë të humbura F. 8

Lista e DEBITORËVE TË SHOQËRISË KAMBERI

F. 11-12

Kosovë, rifillon spastrim etnik

F. 1