Kreu akuzeat reag-on ndaj akuzave
Ceka:
Gjinushi të men-
dohet kur të flasë
Kreu akuzeat rea-
gon ndaj akuzave
F. 5
Teta: Pushtetarët duan të më faturojnë gjithçka
Reagim pas akuzës së Gjinushit
Teta:
Pushtetarët duan të
më faturojnë gjithçka
Reagim pas akuzës
së Gjinushit
F. 3
Pollo: Policia nuk merret me krimin, por me deputetët
Pollo:
Policia nuk merret
me krimin, por me
d deputetët
F. 5
Demokraci apo demokraturë?
Nga Maksim BEGJELI
Të majtët janë të vetëdijshëm për fundin e turpshëm të qeverisjes së tyre dhe po përdorin truke politiko-propagandistike për të përgatitur riciklimin në pushtet. Shtrigane politikë bëjnë të riciklojnë një 14 shtator tjetër, dhe lëroi ministri i Brendshëm dy ditë më parë në qytetin e Korçës. Aq të besueshme janë paralajmërimet ogurzeza të ministrit, saqë u referohet gazetave që botohen për konsum ditor. “Ai që përsërit 14 shtatorin vdes”, deklaron titullari i Rendit në qeverinë Majko, edhe pse ende nuk është vërtetuar ligjërisht se ç’ka qenë 14 shtatori. Deklarata të tilla përcjellin vetëm efektet terrorizuese mbi opinionin publik, duke synuar në mënyrë të trashë dhe terrorizimin e opozitës. Reminishencat e propagandës fashisto-komuniste ende gëzojnë autoritet në psikologjinë e qeveritarëve të majtë shqiptarë. Shoqëria demokratike po dëgjenon në një shoqëri bazerme, në një demokraturë, ku qeveritarët kërkojnë të zotërojnë monopolin e jetës dhe të vdekjes së qytetarëve dhe t’i shfrytëzojnë ato për qëllime politike dhe elektorale. Nëse abstragimet e kreut të Rendit mbështeten në deklarata të para-përgatitura të PD-së për protesta masive me ballin e vapës, duhet të sqarojnë paraprakisht se edhe PR mund të organizojë tubime dhe protesta publike, në radhën e luftës kundër krimit-të publikuar, në luftën kundër kriminalitetit, për aplikimin e dënimit me vdekje. Mos vallë edhe këto manifestime demokratike do të konsiderohen “grusht shteti” nga ata që po zbatojnë përditë një “grusht antinstitucional” ndaj demokracisë, të drejtat e njeriut dhe shtetit ligjor?
Të ngresh akuza të tilla kundër opozitës është një krim i rëndë politik. Nuk mund të pastrohet me metoda diktatoriale terreni i riciklimit drejt pushtetit. Dihet se kush i ka organizuar turbullirat dhe shkeljet antikushtetuese në Shqipëri, mjaft të kujtojmë ngjarjet e rënda të 1997-ës, ku u implikuan veç qarqeve të huaja antishqiptare edhe shumë nga krerët e lartë të opozitës së atëhershme, sot në pozitë.
Fushata e terrorit psikologjik mbi popullin dhe opozitën mund të prodhojë bllokim të procesit demokratik dhe evokim të ankthve diktatoriale. Ministrit të Rendit i vriten përditë policë, i plagosen shefa komisariatesh dhe, për çudi, përpiqet të sponsorizojë një autofushatë me bindjen fikse se një ditë do të gjidhet hero. Mahia e tillë që hynë në dialogun e parimeve të luftës brenda llojit që po zhvillon sot lidershipi socialist.
KRIMI
1
2
Karikaturë: figurë me maskë kafke dhe mbishkrimin “KRIMI”, me duart lart mbi podiumin me numrat 1 dhe 2.
Kërkohet dënimi me vdekje
Meidani përballë 200 mijë firmave të PETICIONIT të republikanëve
Meidani përballë 200 mijë firmave të
PETICIONIT të republikanëve
F. 2
Terror mbi opinionin publik dhe opozitën
Politikanë të pozitës dhe opozitës i kërkojnë Poci-t të jetë më konkret kur flet për “14 shtatorin” e ri
F. 3
SHIK konfirmon trazirat
F. 5
Banka Botërore kundërshton Qeverinë: Mos prisni investitorë të huaj