Kryeprokurori Rakipi reagon pas deklaratave të Maikos
Kryeprokurori Rakipi reagon pas deklaratave të Maikos
Është e njëjta ide si e Berishës
F. 3
Maiko: Opozitarë, vetëm tek ju kam besim
Kërkohet ndihmë nga opozita
F. 5
Haxhi Qamili, Majko dhe binëzët
Nga Teodor KEKO
Edhe dje kronikat e lajmeve hapeshin e mbylleshin me lajme të zymta: bile, tani fjalës nuk ngurrojnë t’i nisin lajmet e tyre me togfjalëshin disi absurd, por real, për ne “Krime kriminale ndodhin...” Shtatë të vrarë dhe shtatë të plagosur, mes të cilëve edhe fëmijë krejtësisht të pafajshëm, u regjistruan vetëm në harkun kohor të vikendit shqiptar. Vrasësit, sipas burimeve policore, kishin përdorur kallashin, pistoletën dhe sëpatën. Këtë herë mungonte në arsenalin vrasës antitanku dhe mina me telekomandë!… Në kronikat e zeza flitet për emra bandash, emra të pafundme bandash dhe për emra e pseudonime banditësh të tmerrshëm, të cilët janë kaq shumë, sa nuk i gjen as në kohën e Haxhi Qamilit. Mungon vetëm kënga e tyre “legjendare”, që mbaron me vargjet: “Shqipëri, moj kurvë, /Na bërë verem!”
Ku po shkon Shqipëria në gjithë këtë atmosferë krimi makabër?
Askush nga qeveritarët nuk po flet, jo më fakte, por as me llafe, mbi fenomenin e emigrimit të trurit dhe të biznesmenëve shqiptarë! Edhe ata, që kanë mbetur këtu, i kanë familjet jashtë vendit. Disa të tjerë vazhdojnë biznesin “me korespondencë”, ndërkohë, që i gjithë ky fenomen, i cili rrjedh drejtpërdrejt nga pagat e jetës nën krim, ka hedhur në rrugë mijëra punonjës dhe ka fluturuar nga bankat e vendit miliona e miliona dollarë, pikërisht ato dollarë, për të cilët kabineti Majko luan rolin e kinsezi në bola dhe i është bërë fytyra, nga qeshjet servile, afër, e fytyra kineze! Kjo pasiguri jete nuk është as më shumë e as më pak, por kuçedra, që i pret investimeve në Shqipëri.
Nëse zoti Majko ankohet, se plani i investimeve është realizuar vetëm 63% (shifër e dyshimtë për t’u besuar edhe kjo!), ai duhet ta gjejë shkakun e kësaj kurbe në ulje vetëm te mungesa e sigurisë së jetës në vend. Nga kjo mungesë sigurie jete mund të shpjegohet edhe fakti, që Ambasada e SHBA-së në Shqipëri prej gati një viti e gjysmë është thjesht vetëm një ndërtesë imponante pa ndonjë funksion normal për qytetarët tanë. Nga kjo mungesë sigurie buron jo vetëm varfëria jonë, por edhe sëmundjet psikike shqiptare, të cilat po shtyjnë këta njerëz të pafuqishëm të vrasin në mënyra nga më makabret edhe njerëzit më të afërt të familjeve të tyre...
Dreqi ta hajë, kush do të mbajë përgjegjësi për gjithë këtë katrahurë? Tani po shtie në turmë, për të vrarë njëri tjetrin! Po vriten edhe fëmijë, duke blerë alkool! Kjo biçim race po degeneron në gjak, gjak të vjetër edhe asnjë lidhje me vrasësit e qytetëve dhe njerëzit sot po psherëtijnë, duke e formuar plotësisht absurdin tonë: “Të paktën, të kenë nishan kriminalet!”
Shteti nuk është jashtë shinjestres së kriminaleve! Li kujtohet ajo thënia e atij priftit gjerman? Ai tha pas Luftës së Dytë Botërore pak a shumë kështu:
- Edhe unë jam fajtor, pavarësisht se jam njeri i Zotit! Kur Hitleri u vërsul komunistëve, unë heshta, sepse isha komunist! Edhe kur u vërsul hebrejve, sepse s’isha hebre! Edhe kur iu vërsul protestantëve, sepse s’isha protestant! Kur më mori edhe mua, atëherë e kuptova, që ishte kriminel...
Po të jetë pak më i kulturuar shteti ynë, patjetër do të jetë më aktiv në luftën kundër krimit!
Dhuna greke merr superxhiro
Në 24 orë, 900 të kthyer
F. 2
Thaçi: Ndoshta mund të hapim përfaqësitë në Greqi dhe Kosovë
Thaçi
Ndoshta mund të hapim përfaqësitë në Greqi dhe Kosovë
F. 4
BIBLIOTEKA QË TË ARDHME
Të gjitha 20 lekë