20/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

20 gusht 1999

Mediu: Krimi, pasojë e mungesës së konfiguracionit të shtetit

F. 3

Roqi: Krimi i sotëm, trashëgim i strukturave të Sigurimit të Enverit

F. 3

Zela: Goditja e krimit s'duhet të kursejë asnjë krah politik

F. 3

Skandal qeveritar, falsifikohen firmat

F. 8

President i dyzuar

Nga Aleksandër GARULI Detyrë parësore e politikës, - thotë politologu Norberto Bobio, - është të hulumtojë se cilat janë aspiratat e dëshirat e njerëzve dhe të përpiqet t’i realizojë ato. Në këtë aspekt, kërkesa për zbatimin e dënimit me vdekje vjen si një kërkesë mbarëpopullore (për arsye tashmë të argumentuara). Karakterin mbarëpopullor të kësaj kërkese, e dëshmojnë anketimet e shumta të masmedias dhe, mbi të gjitha, e dëshmojnë qindra mijëra firma qytetarësh, të mbledhura nga PR-ja, në mbështetje të zbatimit të dënimit me vdekje. Por, mazhorancat politike në Shqipëri, si e djathta ashtu edhe e sotmja, kanë vepruar dhe veprojnë në kundërshtim me kërkesën mbarëpopullore, në zbatim të dënimit me vdekje. Pra, për këtë çështje, ashtu si edhe për të tjera, politika mazhoritare ecën në kahe të kundërta me dëshirën e vullnetin e votuesve, d.m.th. në kundërshtim me ata që i sollën në pushtet me votën e tyre. Ky fakt përbën edhe një hije një nga paradokset e jetës politike shqiptare, që nuk mund të fshihet pas argumentit të konsumuar: “Dënimin me vdekje e bllokon KE-ja”. Në qoftë se halkallake pushtetit aktual do të kishin vullnetin e duhur për të zbatuar dënimin me vdekje, do bënin prezent traktativat dhe argumentet e tyre para KE-së, lidhur me këtë çështje. Po, vetëm heshtje!... Pse hesht Parlamenti për dënimin me vdekje?! Ky Parlament gjen kohën të merret edhe me çështje të parëndësishme, deri banale dhe nuk diskutoi asnjëherë nëse duhet zbatuar apo jo dënimi me vdekje në Shqipëri. I kujt është ky Parlament, i KE-së apo i votuesve shqiptarë, që kërkojnë zbatimin e dënimit me vdekje?! Të nënshtruar deri në neveri ndaj strukturave të huaja, parlamentarët tanë nuk gjejnë kurajon as ta diskutojnë kërkesën mbarëpopullore. Le të gjëjë Parlamenti ynë pak kohë që t’i kushtohet këtij problem madhor. Të prononcohet qoftë edhe negativisht për zbatimin e dënimit me vdekje. Për sa kohë ky Parlament nuk denjon të prononcohet për një kërkesë që vjen nga mbarë elektorati, pyetja - “kë përfaqëson?”- mbetet aktuale. Ky mund të jetë parlament i kujtdogoftë, por jo i shqiptarëve. Pse hesht Qeveria për zbatimin e dënimit me vdekje? Përmasat e krimit rëndojnë kryesisht mbi Qeverinë. Kryeministri deklaron se personalisht si qytetar është për zbatimin e dënimit me vdekje, ndërsa nga opozita kërkon që Qeveria të heshtë. Ç’janë këto dyzime hipokrite ndërmjet qytetarit dhe shtetarit? Detyrë e pushtetarit është të zbatojë kërkesat qytetare. Kur brenda një individi, që është Kryeministër, qëndrimi qyterak përputhet me qëndrimin e shtetit, si mund të pranohet që shteti është i qytetarëve? Kjo dëshmon që shteti është i ndarë nga shtetasi e tij, madje, për më keq, shteti është në kundërshtim me aspiratat e qytetarëve. Pse hesht Presidenca për zbatimin e dënimit me vdekje? Kreu i shtetit është kreu i zbatimit të ligjit. Pse nuk zbatohet Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë? Ai e përmban zbatimin e dënimit me vdekje në 13 nene të tij. Ka dy rrugë: ose të zbatohet dënimi me vdekje, ose të hiqet ai nga Kodi Penal. Për të zgjedhur njërën nga këto rrugë, Presidenti, si Qeveria numër Një i Shtetit, duhet të shkojë në një linjë me mendimin e shtetasve të tij. Pra, hesht Parlamenti, hesht Qeveria, hesht Presidenca për zbatimin e dënimit me vdekje. Kjo është një heshtje që stimulon krimin. Kjo është një heshtje makabre, që çdo ditë shton viktimat. Një heshtje që merr jetë njerëzish e deri më jetë të pafajshëm. Ç'duhet të ndodhë më tepër që të thyhet kjo heshtje?

Mafia afrikano - aziatike pushton Shqipërinë

F. 2

Dyfishohen viktimat e tërmetit në Turqi

Rreth 7000 të vdekur

Gjakova nuk pranon administratorët e huaj

F. 4

Kthesë 180 gradëshe e Berishës

F. 5

INTERPOLI: JA strategjia e arrestimit të personave VIP

F. 6

Zbardhen tendencat e kompromisit në PS

F. 5

Së shpejti në Tiranë grupi italian "Pooh"

F. 13