Begeja: Ai që nuk ndërton, nuk ka moral
Garë e pandershme multipartitake
Begeja:
Ai që nuk ndërton,
nuk ka moral
Garë e pandershme
multipartitake
F. 5
Arbnori: U bëmë evropianë para kohe dhe ... harruam moralin
Arbnori: U bëmë
evropianë para kohe
dhe ... harruam mor-
alin
F. 5
Apostoli: Fajin e kanë vetë shqiptarët, megjithatë unë nuk mund të shpreh asgjë
Apostoli: Fajin e kanë
vetë shqiptarët, megji-
th at ë unë nuk mund
të shpreh asgjë
F. 5
53 parti në sfondin gri
Nga Agim NEZA
Me sa duket shumë caepolitikanë tanë ende nuk janë ndërgjegjësuar se kanë në dorë fatet e këtij vendi dhe të këtij populli. Për fat të keq, ende asnjëri nuk pranon gabimet, përveçse akuzadhe kundërakuza ndaj njëri-tjetrit, por duke lënë Shqipërinë përsëri vendin më të varfër në Evropë. Në këtë realitet të gjithë pyesin njëri-tjetrin: -Çfarë po ndodh me ne shqiptarët në këtë periudhë të pafund tranzicioni? -A është “vrarë” shpresa e shqiptarëve? A e njohin realitetin politikanët tanë dhe çfarë po bëjnë për ta ndryshuar atë? -Krijimi i 53 partive a ba lehtësuar zgjidhjen e problemeve? Realiteti është i hidhur. Intelektualët çdo ditë po ikin nga Shqipëria, ndoshta për të bërë dhe punë të rëndomta në Perëndim. Studentë të shkëlqyer sapo mbarojnë fakultetin, apo në mbarim e sipër, largohen apo mendojnë vetëm për të ikur, madje fëmijët e disa politikanëve studiojnë më të qetë në Perëndim. (Kjo e fundit nuk ka ndonjë gjë të keqe, por me çfarë parash arrijnë të paguajnë qëndrimin dhe studimin në këto shkolla të nivelit të lartë? Përse prindërit e tyre (politikanë) që janë në kontakte me organizma ndërkombëtare nuk bëjnë asnjë përpjekje dhe një njësimin e diplomave shqiptare me ato perëndimore kjo nuk u dot ndihmonte vetëm fëmijët e qytetarëve të thjeshtë, por edhe fëmijët e tyre).
Qytetari e thjeshtë të këtij vendi, detyrohen të shkojnë në punë në tokat e grekëve dhe italianëve dhe me paratë që fitojnë blejnë prodhimet e grekëve dhe italianëve. Ndërsa ato para që u dërgojnë familjeve të tyre në Shqipëri, duke qenë se prodhimet shqiptare pothuajse nuk ekzistojnë, bëta të fundit (prindërit) blejnë në Shqipëri vaj bullgar, presh grek, mollë e lakra maqedonëse, gjalpë holandez, pula italiane etj. E tranzicioni ynë duket se nuk ra fund, ku është krijuar një sistem medyfytra, të cilën ekonomistët po e quajnë “Ekonomi Kanizo”, ku ku firmes aktivetiteti legal dhe ilegal, mes pasurish reale dhe spekulimit të pastër, është bërë thuajse inekzistente.
Të gjithë këtë ndodhin kur kemi 53 parti politike, që nga numri do të ishim të afta të zgjidhnin jo vetëm problemet tona, por “edhe ato në Ballkan”. Por me sa duket, periudha e tranzicionit ka shërbyer me shumë në zgjidhjen e problemeve midis vetë partive, se sa problemet që shqetësojnë shqiptarët. E kjo konkretizohet me rikrijimin e Partive nga politikanë banë e kanë aderuar më parë në një parti tjetër me ricilimin e mesashit për shpresa të reja për qytetarët shqiptarë. Rikrijimi i këtyre partive (që sipas tyre është zgjidhim i ri) duhet interesant për momentin, megjithëse në programet e tyre pothuajse janë të njëjtat pika të përbashkëta.
Grupimet e këtyre partive nuk kanë nevojë për komentim.
Me tej faqe 2
PAFI-'99
Karikaturë: burrë me çanta të etiketuara “NAFTË DUHAN DROGË” dhe “ARMË PROSTITUCION”.
BIBLIOTEKA KOMBTARE
TIRANË