29/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

29 gusht 1999

Mediu: Qeverisja e nesërme ka nevojë për konfiguracion të besueshëm

F. 3

Godo: Kushtetuta ia delegon Kodit Penal të drejtën e vendosjes së dënimit me vdekje

F. 3

Përvijohet dueli Majko - Meta

Nano, gjilpëra e peshkores në Partinë Socialiste F. 5

Arrestohet djali i diplomatit

F 2

Në kushtet e egërsisë

Nga Arben ILAJZI Gjendja në Shqipëri është përtej bizmit. Qeverisja e socialistëve nuk bëri gjë tjetër, veçse përforcoi idenë e një shoqërie ku asgjë nuk mund të realizohet me mjete institucionale, të një shoqërie pa autoritet, ku çdo veprim politik është vullnetar dhe ku marrëdhëniet mes shtetit dhe qytetarëve u nënshtrohen tekave të njerëzve me pushtet. Kjo gjendje i paraprin një lëvizjeje masive, pa kurrfarë ideje dhe drejtimi. Qytetarët nuk e durojnë dot rrëmujën dhe mjerimin. A thua po kthehemi në kushtet e egërsisë natyrore, ku nuk mund të flitet më për shtet dhe ligj, për organizim bushtetues liberal demokratik, për të drejta njerëzore dhe hapësirë veprimi publik? Çdo njeri i ner-shëm është kthyer në “heremit social” brenda vendit të vet. Antishti po merr trajta shtazërie. Strukturat që përfaqësojnë ligjin dhe rendin përbejnë atë që njerëzit i tremben më shumë. Nuk dimë nga kush të ruhemi: nga banditi, nga i çmenduri, nga njerëzit e Drejtësisë, nga Kryeministri, Presidenti apo nga vetë ligji. Gjithçka është bërë krim dhe korrupsion. Shteti, në bashkëpunim me mafian, po vret shtetasit e vet pa pikë mëshire, njëlloj si Khmerët e Kuq në Kamboxhia e dikurshme revolucionare. Edhe vetë Policia është objekt i krimit. Rreth 140 policë janë vrarë vetëm në dy vitet e fundit. Kjo tregon se po shkojmë drejt katastrofës. Nuk mund të flitet për institucione demokratike. Sapo krijimi fiton terren, institucionet dhe qeveritë humbasin aftësinë për të vepruar. Orët e Shqipërisë po kthehen mbrapsht në një shpejtësi marramendëse. Nuk ka siguri, nuk ka investime, nuk ka punë të ndershme. Ka vetëm “punë të zezë”, ngatërresa dhe konflikte që rrezikojnë të na zhdukin si specie. Liderët politikë arritur deri atje sa të lërë arsyen t’i kundërvihet arsyes, të braktisë sensin ligjor të qeverisjes, duke u bërë bashkautor i krimit të organizuar. Ndëshja midis krimit dhe antikrimit do të jetë ngjarja më spektakolare e këtij fund-shekulli për ne shqiptarët. Republikanët dhe disa forca të tjera politike mendojnë se lufta kundër krimit është çështje vullneti politik, ndërsa njerëzit e pushtetshëm mendojnë të kundërtën. Me këtë rast le t’u kujtojmë maksimën e Leonardo da Vinçit: “Kur një anije po mbytet, të gjithë pasagjerët janë në rrezik”. Viktima të krimit të organizuar do të jenë një ditë edhe vetë të inkriminuarit, me ose pa pushtet. Krimi po mban peng të ardhmen tonë demokratike dhe kombëtare.

Republikanët shpallin Platformën Antikrim

Kërkohet konsensus nga forcat e tjera politike F. 3 Karikaturë: burrë i egër me shkop mbi supe, pranë ndërtesave. © Maku

Legjisi: Nano po i humb idetë F. 5 Pollo zbraz PD-në F. 5 Dollari fillon sulmin ndaj lekut F. 9 Doke e zakone vllehe F. 15-16

SOT NË SUPLEMENT

TREGIME nga William Heinesen dhe Jim Thompson; POEZI nga Alain Bosque ESSE Fethulla Gylen