Pëllumbi: Nano, kine[z?]
Pëllumbi: Nano, kinez. F. 3. Roshi: Nuk do të falet asnjë kioskë. F. 11. PD, nis sfida e demokratizimit. SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar po bëjnë diferencimin e liderëve. F. 5.
Politikë pa kohë e këmbë
. Nga Teodor KEKO. Para ditë më parë në Bashkimi Evropian klasifikoi vendet që kanë përparësi apo jo futje në Komunitetin Evropian. Shqipëria ishte në radhën e tretë të vendeve, që do të pranohen në këtë familje të madhe, ose, më saktë, në zonën e vendeve të fundit! Të duket sikur bëhet fjalë për klasifikimin e skuadrave në futboll, mirëpo këtë herë bëhet fjalë për ne, të gjithë! Përse evropianistët e shohin me syze kaq të errëta Shqipërinë? Arsyet janë disa, por më kryesoret janë gabimet e papërasturara qeveritarëve tanë, të cilët në vazhdimësi vazhdojnë të drejtojnë vendin me moton “bjeri ti bijemë” dhe “të dalë ku të dalë”! Kjo politikë pa kohë e këmbë jo vetëm po na ngatërron me të gjithë e po na bën një rebus të vërtetë për botën e madhe, por edhe po na ngatërron botën vetë! Legalizimi i krimit dhe moszgjidhja e problemit të pronës private, gjendja e mjerueshme e shtypit, i kategorizuar si “më i keqi në Evropë”, korrupsioni dhe mungesa e pavarësisë së nëmëdrejtësisë, plus çartizmi ynë, e kanë bërë Evropën të ketë frikë nga ne. Kështu, ne na duhet të paguajmë me taniharaçat e gjithë politikanëve tanë “barzimatike”, të cilët dinë vetëm të shohin punët e tyre: na harrojnë ne, kur plas ndonjë revoltë, dhe ia mbathin nga ministritë, apo na harrojnë ne, kur iu duhet të fitojnë brenda partive të tyre, siç po ndodh tani, në prag të kongreseve të PD-së dhe PS-së, kur askush nuk e ka mendjen te ne! Përfundimisht, Shqipëria po i tregon botës së qytetëruar, se nuk ka klasë politikanësh, që ta qeverisin “me shkollë”. Sot ka ardhur koha, që në vend të bëhen ndryshime të mëdha: të sillem në drejtim njerëz të emancipuar e të shkolluar në universitetet më të mira të botës dhe këta njerëz janë, vetëm se nuk po i shikon askush. Sot ka ardhur koha të mblidhemi të gjithë në një bulevard të madh dhe të diskutojmë pa asnjë hierarki për fatet e vendit tonë dhe për rrugëdaljet nga katastrofa.
Ministri i Mbrojtjes kundër-sulmon Prokuro-rinë
Ministri i Mbrojtjes kundër-sulmon Prokurorinë. F. 6.