16/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 shtator 1999

Garuli: Vendimi i KE-së për dënimin kapital, abuzime politikanësh

Garuli: Vendimi i KE-së për dënimin kapital, abuzime politikanësh. F. 3

Fino: Majko nuk është aq trim sa ta marrë plumbin në ballë

. F. 5

Braho: Me Nanon dhe Majkon të merret Prokuroria

. F. 5

Majko i kërkon ndihmë CIA-s

. F 6

Peshkaqenët dënohen me mbytje ...në det

Nga vdekja e Harabelit ra një rup tim”, thotë Shekspiri. Le pastaj kur vritet një njeri. Tolstoi qan pasi e “nxit” Ana Kareninën të shtrihej tek shinat e trenit. Sishkrimtar do mbyllja sytë e do ktheja kryet po të ekzekutohej dikush në stadium apo në poligonin e qitjes, ose murin e pushkatimit. Unë e kuptoj Evropën kur i bën thirrje ligjvënësve dhe opinionit tonë publik të ndalojë dënimin me vdekje edhe në Shqipëri. Por le të më lejojë Evropa t’i kujtojmë këtë rast një fjalë të urtë të popullit tonë: i zoti e di ku i pikon çatia. Por ne, çatia nuk na pikon vetëm në një vend apo në dy. Dyshemeja e shtëpisë sonë është mbushur me tepsi e tenxhere, kazanë, kusi dhe uturakë, për të shmangur pasojat fatale të çatisë që nuk pikon, por rrjedh. Si intelektual kam të drejtë të ngre zërin kundër një sheti pa shtet, ku demokracia e brishtë rrezikohet të rrënohet. Në Shqipëri popullata është e armatosur me armë të tilla që bunkuron ushtrinë, ndërsa këtu po ndodh çdo ditë që më shumë po vriten ata që e mbrojnë ligjin, se sa ata që e shkelin. Shpeshherë themi se gjykatësit dhe prokurorët gabojnë në dënimet që i japin kriminelëve, por ndodh që ata tërhiqen nga kriminelët dhe ndjehen të pambrojtur nga shteti. Ka raste kur edhe vriten, pa u tharë ende boja e firmave që kanë hedhur për një një dënim ordiner e le pastaj për dënimin me vdekje. Të gjitha këto elemente dhe shumë të tjera janë shkakudhe pasoja e këtij realiteti. Dihet qartë se heqja është gjithnjë përpara. Por qëllon që shkabakundjek pason, sikurse vrasësi ndjek funeralin e të vrarit. Unë mendoj se dënimi me vdekje, megjithëse është i shkruar në ligjet e Shqipërisë, anuk është zbatuar nga Gjykata dhe Prokuroria. Dhe pavarësisht nga kjo, dënimi me vdekje në vendin tonë po realizohet çdo ditë nëpërmjet vetëgjyqësisë. Këtë e tregojnë zgjerimet e herëpashershme të varreve, ku prehen gjithmonë e më tepër njerëz të pafajshëm dhe të pambrojtur. Të falësh kriminelët ose t’i japësh atij dënime më të lehta, është njëlloj sikur të dënonsh peshkaqenim me mbytje dhe për këtë gjë ta detyrojë të hidhet në det.

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË. IDEAL. REVERIE. © MUNAT[?] Karikaturë: një llambë e varur me litar, me mbishkrimin “IDEAL”, mbi një karrige ku shkruhet “REVERIE”.

Amerika flet shqip; përfaqësuesit e Opozitës marrin mbështetje në SHBA

. F. 3

Gjinushi: Kam ca lekë më shumë se Saliu

. F. 11

Reagon këshilltari i Bukoshit

. F. 5

Intervistë e Metës, kandidatë për kryetar

. F. 9