Agolli: Do flas për pronën në Parlament
Pranuam Kushtetutën, të gjitha lëvizjet zgjidhen
F. 5
Pollo: PD në pushtet, pa servilë dhe sahane-lëpirës
Kërkohet një e Djathtë reale
F. 3
Zela: E kemi mirëpritur tërheqjen e Metës
Dokle, figurë kryesore
F. 3
Koburet në xhungël
Tthuhet se në çarma-timin e popullsisë kemi pasur plot suksese, por kemi pasur edhe ndonjë dështim. Unë them të kundërtën: kemi pasur plot dështime, por kemi pasur edhe ndonjë sukses. U arrit një sukses lidhur me çarmatimin në rrethin e Gramshit. Aferim. Mirëpo me një dallëndyshe nuk vjen pranvera. Kjo sepse, ndërsa Gramshi po çarmatoset, dhjetëra qytete të tjera gjenden të armatosur deri në dhëmbë. Me këtë rast mund të thuhet se edhe vetë Gramshi nuk do të gjejë qetësi, sepse plumbat dhe predhat e qyteteve të tjera, qoftë drejtpërdrejt, qoftë në formë rrikoshete, do të vrasin dhe do të plagosin edhe gramshiotë. Gjithashtu, burë të marrin vesh “ujqërit” dhe “kaçakët” e rretheve të tjera se Gramshi është bërë pranverë “rezervat” haprosh, lep-ujsh, fazanësh, pëllumbash etj. (shto këtu edhe bankat, dyqanet, depot dhe magazinat), atëherë ata do të lëshohen si lubunë ndaj të vetmit qytet të çarmatosur, në rast se shteti nuk do të marrë përsipër seriozisht mbrojtjen e tyre. Mirëpo thuhet se edhe në Gramsh, krahas seriozitetit, shprehen aspekte humoristike. Kështu, ndërsa dikush dorëzon një armë, ai merr një fletë lavdërimi, në mënyrë ceremoniale. Por, ndonjëherë dorëzuesi shprehet se “unë mora një fletë-lavdërimi për një armë që dorëzova, por kam edhe gjashtë të tjera në shtëpi, prandaj duhet të organizoni edhe gjashtë ceremoni të tjera, duke mbushur me emrin tim, gjashtë fleta-lavdërimi”. Në këtë rast shembullin e parë duhet ta japin politikanët shqiptarë, të cilët duhet të ulin armët e tyrejetës ndaj njëri-tjetrit, për të rritur frymën e bashkëpunimit dhe për të eliminuar thellimin e përçarjes së më shumë. Çarmatimi nuk mund të realizohet vetëm nga strukturat shtetërore, megjithëse shteti duhet të jetë violina e parë. Këtë gjë mund ta zgjidhë një koalicion i zgjeruar me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike, shoqatave, institucioneve fetare, me bashkëpunimin e bashkërendimin e tyre. Në qoftë se politikanët tanë nuk gjejnë dot rrugët e përshtatshme për të realizuar çarmatimin, por do të vazhdojnë të nxisin koburet në Parlament dhe të ndezin fitilat, atëherë le të mësojnë nga UÇK-ja. Ndryshe, të më falin leopardët, luanët dhe tigrat, por duhet përvetësuar përvoja e xhunglës. Kështu, kur ata sulmojnë, kafshët e tjera mblidhen në rreth bisht më bisht dhe u drejtojnë brirët sulmuesve.
Presidenca përgatit "asin" e Kongresit
F. 3
Faruk MYRTAJ
Sejmenë dhe jesmenë në politikën shqiptare
F. 5