22/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

22 shtator 1999

Kancelari gjerman, Shrëder, sot në Tiranë

Takim me Kryeministrin dhe Opozitën F. 3

Agolli: Ja pse nuk kandidoj për kryetar

Agolli: Ja pse nuk kandidoj për kryetar Arsyet e refuzimit kategorik F. 5

Malaj: Majko po kthen gjithë PS-në kundër Nanos

Malaj: Majko po kthen gjithë PS-në kundër Nanos F. 5

Të droguar krerët e shtetit

F 9

E Djathta e së Majtës apo e Majta e së Djathtës?!

Nga Faruk MYRTAJ Është fare normale në mendja e opinionit shqiptar, madje edhe e atij ndërkombëtar të interesuar për Shqipërinë ballkanike, për fatin demokratik të pluralizmit në këtë vend. Monopartitizmi prej 1990-ës nuk mund të pranohet më si alternativë qeverisëse. Vetë ekonomia e tregut e përjashton si praktikë dhe si mentalitet, monopolin e çfarëdolloj force politike: PD dhe PS u “detyruan” të bëjnë koalicion e qeverisëse, edhe pse të dyja arrijnë të fitojnë një maxhorancë të majtueshme për monoqeverisje. Të dyja lanë të zhgënjyer elektoratin e tyre: PD futi në parlament Gjinushin dhe jo Godon, ofroi në bashkëqeverisje një forcë në të majtë të saj, siç ishte PSD dhe jo PR-në: PS nga ana e saj ofroi poste, madje tela të majtë, për aleatët anëtarë të saj PSD-në e lënë-tesuar nga pjesa pro-PD, por edhe AD-në, si alibi qeverisës e ndaj së djathtës fillesare të pluralizmit. E frymëzuar nga lëvizja studentore, lëvizja demokratike nuk kishte predispozitën më të parë të qenë realistë në gjykimin real të historisë. Studentët dhe as masat e gjera nuk u qartësuan dot kurrë se komunizmin as e rrëzuan e as e rrëzonin dot vetëm ata, brenda një sezoni a brenda një dhjetori, sikur kjo gjë të mos ishte ndodhur në tërë Lindjen; aq më tepër që si lëvizje antikomuniste, ajo e studentëve nuk ishte vetëm se ngritja e shpirtrit të një rezistence të gjatë ndaj bon-komunizmit. Kjo, sipas një analize të hollë të zhveshur nga fushatat elektorale dhe ethet për pushtet, duket se është edhe shkaku më madhor që PD nuk u bë dot e aftë t’i përgjigjej qartë pyetjes: Eshte e djathta e së Majtës apo e Majta e së Djathtës? Që të dyja formulimet konsiderojnë një forcë të qendrës, por jo qartësisht një forcë politike të qendrës së djathtë. Rjedhimë të këtij lloj ekuivoku janë qëndrimet ekuivoke ndaj tërës, pronës e pronarëve të vjetër dhe të dënuarve politikë. Rikthimi së fundi, si alternativë e PD-së së ardhme, në një qëndrim më pozitiv ndaj problemeve sipër, është një mundësi realiste për unifikimin e së Djathtës: PD, e vetme, me ndryshien e manifestuar deri tani, nuk mund të fitojë e vetme. E vetmja shpresë në emër të së djathtës reale: po kështu pjesa e spektrit në të djathtë të PD-së, do ta ketë të pamundur rikonkurimin e ndarë pa përafrime me PD dhe PS-në, njëkohësisht. Shqetësimi ngrihet në funksion të fuqizimit të pluralizmit: Vetëm qartësimi i pozicioneve dhe aleancave, do të mundësonte jo vetëm formulimin e programeve dhe alternativave, por edhe do të garantonte respektimin e elektorateve dhe të premtimeve përballë tyre. Absurdi në fjalë verifikohet deri në majat pushtetit dhe të shtetit: ndoca që deri dje ndaheshin për emrin, nuk gjejnë energji për t’u ndarë dot nga ethet e pushtetit. Në brejtje të së djathtës dalin befas të majtë-safi, ashtu si në pushtetin e së Majtës, ligjërojnë ca të djathtë të ligjërueshëm! Prej kësaj s’ka më as ide, as ideal, as kod moral, as moral në politikë.

“KOMPROMISI”

Deputetët e PS-së bëjnë pazar bandash

F. 5

Dy përbindëshat dhe demokracia jonë e brishtë

Intervistë për të qeshur dhe për të qarë e shkrimtarit Qamil Buxheli F. 11

Intervistë e regjisorit Viktor Gjika

F. 13

Peticioni për pronat

Opinione nga: Gjergj Zheji, Nasi Lera, Tinka Kurti, Adem Istrefi F. 3

Flet kryetari i Shoqatës Pronësi me Drejtësi, Rrapo Hajredin Danushi