Koçi: Po nuk kandidoi Nano, këtë do ta bëj vetë
Koçi:
Po nuk kandidoi Nano, këtë do ta bëj vetë
F. 3
Asnjë lek nga paratë e firmave
Pa u tharë aroma lotët e funeralëve që janë derdhur për shkak të vrasjeve makabre, nga njerëzit me maska, kamariertë dhe servilët e shtetit shqiptar nxituan të hapin shampanjën duke u përgatitur për të festuar heqjen e dënimit me vdekje në Shqipëri, për t’i dëshmuar KE-së masën e “qytetërimit tonë”. Ndërkaq, çmenduria e realitetit shqiptar, që nuk përshkruhet dot prej katalogëve analistëve e ka kaluar çdo masë etaloni, duke dëshmuar edhe njëherë lidhjen që s’ka prapambetja e sotme dhe rritja e kriminalitetit me menaxhimin shtetëror. Kjo ndodh pikërisht në kohën kur në SHBA, numri i të dënuarve me vdekje për këtë vit arrin në 73 vetë. Para dy ditësh, në vendin më të zhvilluar të botës u realizua ekzekutimi më i freskët. Kjo gjë si dhe zhvillimi galopant i strukturave sociale të SHBA-së, duhet t’u kujtojë qeveritarëve shqiptarë se mëshira më e madhe evidenton tek qëndrimi i pamëshirshëm ndaj vrasësve, kriminelëve dhe atyre që nuk njohin besë apo fe. Dhe ndërsa parlamentarët shqiptarë po diskutojnë për gjetjen e masave të edukimit, ose dënimeve të lehta me burgim, po ndodh shpesh që vrasësit dhe kriminelët, përpara se të kryejnë vrasjet e tyre, kanë filluar të pajtojnë avokatët me pagesa të larta, për të fituar pafajësinë. Është e sigurtë se para një ligji që të garantojnë dënim kapital, ata do të stepen nga frika dhe ulja e shifrave të kriminalitetit të sigurohej brenda një kohe të shkurtër. Me këtë rast, duke u treguar humane dhe tolerante me këta vrasës të pamëshirshëm, Qeveria shqiptare ka vendosur të dënojë dhe terrorizojë njerëzit e pambrojtur. Deklaratat e fundit të Gjinushit dhe Dokes, treguan edhe një herë se asgjë nuk mund të përmirësohet më në këtë drejtim për sa i përket pjesës së politikës shqiptare. Për këtë gjë zhvillimi i referendumit mbarëpopullor do të ishte një rast i përshtatshëm. Populli do të thoshte fjalën e tij. Dhe dihet se populli nuk i fal montstrat e shoqërisë, madje është e sigurtë se ai nuk do të tolerojë as mbrojtësit e tyre në pushtet.
© Mesi
Ilustrim me dy këmbë të varura, një sorrë mbi tribunë dhe një kuti votimi.
NJOFTIM
Sot, ora 11.00, në Selinë e PR-së, Kryesia jep Konferencë për Shtyp