28/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

28 shtator 1999

Vesiu: Përzgjedhja e kandidatëve, e ngatërruar

F. 3

Berisha mbledh Kryesinë në prag të Kuvendit Kombëtar

F. 5

Çfarë fshihet pas heshtjes së Majkos ndaj sulmeve të Nanos

F. 5

Meksi: Sot shpallim “Opozitën Demokratike”

F 5

Asnjë alternativë ekonomike gjatë fushatave PS dhe PD

Arian MORINA Lufta politike në këtë vjeshtë të nxehtë për të zënë postin e njëshit në krye të dy partive PS dhe PD, përveç propagandës euforike nuk po nxjerr në dritë asnjë alternativë më të mirë ekonomike për të nxjerrë vendin nga kriza e varfërisë. Në një kohë që papunësia ra arritur në mbi 240 mijë vetë të regjistruar në zyrat e shtetit, kur pagat kanë mbetur në vend me një mesatare që nuk i kalon 80 USD në muaj, kur mbi 90% e fermave punojnë vetëm për të siguruar nevojat minimale të jetesës, kur është shtuar puna e “zezë” për të nxjerrë bukën e gojës, kur mijëra fëmijë kanë mbushur rrugët duke lypur, kur periferitë e qyteteve më të mëdha po mbushen me geto, liderët e këtyre partive që kanë shtrirë fushatën në çdo rreth, nuk japin asnjë alternativë për zgjidhjen e këtyre problemeve. Aroma më e zymtë bëhet kjo fushatë, kur bëta liderë nuk thonë asgjë pse nuk i kanë mbajtur premtimet e bëra deri tani për zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës, kur rrugët vazhdojnë të jenë plot gropa, megjithëse paratë gjatë 8 viteve të fundit janë derdhur lumë, kur strategjia e privatizimit ka mbetur në letër dhe për hir të fushatës mbyllen tërë privati-zimet vetëm objektet me rentabilitet, siç janë AMC e celularëve apo Telekomi, kur potencialet e turizmit nuk po shfrytëzohen, në një kohë që vendet fqinje nxjerrin çdo vit nga ky sektor miliona dollarë, për të mos folur për zhvillimet që po i bëhen shtetit nga korrupsioni nëpërmjet tenderave fantazëm, apo abuzimeve për përfitime direkte të vetë pushtetarëve për ngritje vilash, blerje fabrikash, udhëtimesh të panumërta jashtë vendit pa diçka të larta në dollarë, të nxjerra nga taksapaguesit e varfër shqiptarë. apo pse nuk mbahet premtimi të paktën për të dhënë “maksimumin e mundshëm” të parave që njerëzit humbën në skemat piramidale. Edhe ndonjë alternative ekonomike, siç është ndarja e pronave, duket se po ia bind pronarët e vërtetë, se me këtë kartë është luajtur përherë me ta në prag fushatash dhe ma pas çdo gjë është harruar. Alternativat e dy partive kryesore, që po zhvillojnë fushatën e tyre zhvillojnë fushatën e tyre me moton “se e duam partinë të fortë” apo “të forcojmë unitetin”, pavarësisht nga kjo njëra më tepër dhe pushtet që po zhvillohen brenda tyre, nuk të kujtojnë asgjë më tepër se propaganda komuniste e mbushur me parrulla euroforike, në një kohë që njerëzit i shesin hallin e siguri të mjeteve të jetesës. F. 2

A do të denoncohet Traktati i Paqes me Italinë?

F 3 [shënim në ilustrim: 24-9-99] A do të denoncohet Traktati i Paqes me Italinë?

KE do të gjykojë çështjen e pronave në dhjetor

Intervistë e Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit të Venecias F. 5

OSBE përgatit ashpërsinë ndaj politikës shqiptare

F. 2

Grusht e gjak mes socialistëve

F 3

Online Albania

Vizitoni: www.albaniaonline.net