Brokaj, blofi që frikëson PS-në
Presidenca thyhen heshtjen ndaj “paanshmërisë”
F. 3
Pak shtet
Nga AGIM BAÇI Dy partitë e mëdha shqiptare nxorën në pah vlerat e tyre agresive dhe thulatën shqiptarët në shpresat e tyre për të patur pas nëntë vitesh demokracie dhe në prag të mijëvjeçarit të ri, parti liberale dhe demokratike, që mund të garantojnë shtet për qytetarët e vet. Ish kryeministri i [tekst i prerë] uar normalisht në ato forume nga ku mbijnë pushtetarët. Pothuajse në asnjë konferencë nuk doli paresore ajo që duhet të bëhet me shqiptarët, ajo që do të çojë Shqipërinë në Europë, apo, për më tepër, ajo që do t’i kthejë dinjitetin njerëzve të këtij shteti. E mbytur në debate [tekst i prerë] partisë në pushtet akuzoi partinë tij për metoda diktatoriale dhe për persekutime politike, ndërkohë që nënkryetari i partisë më të madhe të opozitës, u tërhoq nga rivaliteti me shefin e tij për arsye të mungesës së shpresës për reformim real të partisë së tij dhe për mungesë të një demokracie të brendshme. Nano dhe Pollo, duke akuzuar përkatësisht partinë e veta, përveçse publikuan “të vërtetat e vjetra” që shqiptarët dhe për këto dy parti, zbehën shpresat se, nëse këto dy parti mund të merren vesh me njëra-tjetrën për të ndërtuar shtet, nga një pushtet i dalë prej zgjedhjesh normale, ashtu siç ndodh rëndom në çdo vend që ka qytetare dhe politikane të vërtetë. Por, ajo që trembi më shumë shqiptarët gjatë gjithë ditëve të fundit, e që u zyrtarizua gjatë fushatës së dy kongreseve, ishte varfëria e debateve intelektuale që shoqëruan dhe po shoqërojnë konferencat e degëve të këtyre dy partive, duke treguar se, mendimi i meçur dhe nacionalist duhet të presë edhe më për jet- të këtij shteti. E mbytur në debate karrigesh, në akuza konrtraban dash e korrupsioni, në të shara vjerrash e nusesh, në data tradhëtish e spiunllqesh, në emra agjentësh e poliagjentësh, këto konferenca zhytën në humnerën e mosbesimit shqiptarët e thjeshtë, të cilët kërkojnë pak shtet, për të jetuar të qetë me djerësën e tyre e në shtëpitë e tyre. Kështu, pas nëntë vitesh shprese, shqiptarët morën nga debatet e partive të tyre “të dashura” veç jehonën e duartrokitjeve të shpresës së vet për një vend pune - jehonë që vazhdon t’i mbetet në dorën e zgjatur për të parë një ditë ndryshe, me njerëz ndryshe, që mendojnë për një shtet ndryshe, ku të mos kenë frikë për t’u kthyer në shtëpitë e veta në orët e vona. Dy partitë shqiptare, padrone të pushtetit gjatë nëntë viteve të fundit, po japin një nga spektaklet e vjetra, por ama publikisht: mbetet në dorë të qytetarëve nëse do të duartrokasin apo do të zgjedhin aktorë të tjerë...
Presidencë-
[tekst i prerë në skajin e poshtëm]
Evropian
Presidencë-Kryeministri, heshtje për konfliktin Majko - Klosi
F. 3
Kapitalet e lira, rrezik për shfaqjen e firmave piramidale
F. 9
Në PS rrezikon të fitojë Berisha
F. 3
Në kërkim të El Dorados
Satirë nga Qamil Buxhel
F. 13