Mediu: Lufta e klaneve në PS rrezikon idealet kombëtare
F. 3
Berisha: Rikthimi i Nanos, rikthim i konflikteve dhe korrupsionit
F. 5
Laço: Lufta e shpallur në PS, rikthim i bandave në pushtet
F. 3
Berisha dehet për Nanon
F 5
Politikë akrepash
Nuk janë vetëm politikanët individualistë, por edhe përfaqësues të elektoratit.
“Për inat të simvjehrre (Majkos) mund të fleshe edhe me mullixhinë (Nanon). Delegatët e Kongresit të socialistëve panë tek Nano “tualetin” për të ryer më lehtë nevojat e tyre fiziologjike. Në fund të fundit, kjo hyn në zbarenet dhe doket e socialistëve. Politika e të majtëve nuk është parë kurrë në kontinëntin shoqëror të përgjithshëm. Përderisa prona e trashëguar për socialistët është një “mbeturinë që duhet hequr”, si mund të qëndrojnë në këmbë vlerat politike, nëse mund të konsiderohen vlera? Lufta e interesave përjashton çdo përsëritje normash apo vlerash. Por konfiguracioni i ri që solli Kongresi socialist është thikë me dy presa: nga njëra anë ai do të bëjë “lesheli” socialistët, nga ana tjetër do të sjellë zhvillime të reja politike, që do të çojnë në shangmërish drejt zgjedhjeve të reja. Dashje pa dashje Shqipëria është e vendosur ballë për ballë me botën. Komuniteti Ndërkombëtar nuk do të lejojë të zhvlerësohet shteti, siç ka ndodhur deri tani. Arsyeja e Nanos, sado e votëbesuar të jetë, nuk do të lejojë të kontrollohet në shpirtin e tij, që insipron një shtet-bandash dhe pijanecësh.
Duke harruar marrëveshjet mbi vlerat dhe dobinë e përbashkët. Edhe në rast se Majko do të përpiqet t’i rezistojë dorëheqjes, Nano do i hedhë në qafë zinxhirin e varësisë, për ta katandisur në një rone që reciton hartime gjimnazistësh. Nano është një njeri që sheh zanfillën e shtetit tek gota, rrihmi dhe dhuna. Ai do të subencionojë me shumë për pseu-do-shtetin, derisa shqiptarëve t’u vijë turp jo vetëm nga shteti, por edhe nga vetja. Nano është për një shtet bo-digardësh. Kur ai të jetë në ndonjë pijetore me militantët, kryeministri Majko do të thirret në raport nga truporet e tij. Majko është raq “hibrid” saqë ende nuk arrin ta kuptojë këtë. Qëndresa groteske e tij është një lloj “viagre” për klanin e Nanos. Jeta politike dhe institucionale mbanëmebat e bllokuara. Kjo gjendje duhet të marrë fund. Jeta politike dhe institucionale ka nevojë të shënojë fillimin e historisë së saj të mirëfilltë. PS-PD po u ngjajnë akrepave, të cilët, kur u vjen fundi, pickojnë vetveten dhe i lënë lamtumirën jetës. Shqiptarët më në fund do të kuptojnë se “alternativa e tretë” e mbajtur peng nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike është alternativa që i duhet kombit dhe demokracisë.
Kryetari republikan, Mediu, viziton Tetovën dhe Mitrovicën
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu dhe zëdhënësi i partisë Adi Veli, të shoqëruar nga deputetet demokratë, Pollo dhe Demi, ndodhen sot në Tetovë për t’u takuar me përfaqësues të partive politike shqiptare në Maqedoni si dhe me drejtues të Universitetit të Tetovës. Një takim të veçantë për politikanët e opozitës shqiptare ka rezervuar z. Arber Xha-ferri, kryetari i PDSH-së. Pas takimeve në Maqedoni, zotërinjtë Mediu dhe Veli, duke iu bashkangjitur një grupi shqiptaro-amerikan të diasporës, do të vizitojnë edhe Mitrovicën.
Kushi ndryshoi mendjen Nanos dhe pse qëndroi Majko