15/10/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

15 tetor 1999

Majko: Korridori 8, zhvorr dhe politikë

F. 3

Pollo: Zëvendësi-mi im me urdhër, precedent i rrezikshëm në PD

F. 3

Ulqini: Nuk dua t’i shtoj asgjë akuzave të Metës për manipulimet

F. 3

Nano: Qeveria po burgos njerëzit e mi

F. 3

Mashtruesit rrezikojnë Paktin e Stabilitetit

Koco KOSTA Pakti i Stabilitetit dhe të gjitha evenimentet që pasojnë, janë në Shqipëri për shkak të platformave antikombëtare të pseudopolitikanëve që pompojnë interesat e tyre mediocre mbi idealet e përgjithshme të kombit. Për mendimin tim, në këto momente, vendit i duhet një klasë politikanësh që t’i afrohen disi ngjashmërisë së rilindasve, në mënyrë që të garantohet strukturimi real i projekteve të këtij Pakti dhe i të gjitha alternativave të tjera, që do të afrohen nga Komuniteti Ndërkombëtar. Kanë falë të rënda, në Shqipëri që refuzon çdo gjykim objektiv, në lidhje me mundësinë e ndryshimit të karaktereve të pseudopolitikanëve të sotëm. Ky fakt lidhet me ndihmat e shumta që i janë drejtuar Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve, por që për fat të keq, pothuajse gjysma e tyre janë konsumuar rrugës, pa mbërritur ende në destinacion. Xhepat dhe thasët e pseudopolitikanëve janë mbushur gjatë këtyre viteve në progresion të drejtë me vlerësimin e vendit dhe shkatërrimin total të Shqipërisë. Edhe në rastet kur konkretizimi i projekteve do të garantohet prej strukturave ndërkombëtare, përsëri kjo është politikënaish, do ta gjejë mënyrën për të marrë për vete pjesën më të madhe. Kjo duket qartë edhe në kontradiktat e vazhdueshme të planeve të tyre, të cilat nuk grindën për platforma, por për karrige. Ata nxitonë vazhdimisht për t’i dhënë dorën së mbrapët hua-në mënyrë që të kenë mundësi të shajnë pra- ka rahëve sa më shpejt njëri-tjetrin dhe jo për t’i ndrequr punë Shqipërisë dhe popullit të vuajtur. Megjithatë, turmat e zhgryer e rëtyre dësh­këve nuk mundet kurrsesi të mbulojë përgjithmonë fatin e ardhshëm të Shqipërisë sonë, sepse dielli nuk mund të zihet nga shoshat e tyre të shpuara nëpër betejat e mullinjve të erës. Shqipëria do të bëhet dhe e ardhmja e kombit tonë është e sigurtë. Këtë nuk kanë nevojë ta firmosin burokratët e sotëm, por e kanë firmosur rilindasit dhe përpjekjet shekullore të patriotëve tanë. Këtë po e firmos gjithashtu çdo ditë brezi i ri i Shqipërisë, i cili nuk i beson më demagogjive të sotme, por po kërkon me përgjegjësi rimëkëmbjen e dinjitetit kombëtar.

STABILITY PACT

PAKTI i STABILITETIT

Mocioni i Bënçës u shkrua në Tiranë

Flet deputeti socialist, Limoz Dizdari

Politika shqiptare duhet të shkëputet nga klientelizmi

Intervistë e kreut të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Besnik Mustafai

Trafikantët, marrëveshje me Policinë

F. 2

Atentat shefit të Policisë

F. 6

Borxhi i Shqipërisë, 492 milion dollarë

F. 9

Avion serb mbi hapësirën shqiptare

F. 7

141 policë të vrarë

F. 6