Boris Jelcin do të largohet në dhjetor
Rusia pret dritën jeshile
F. 10
Shqipëria pezull
Nga Nasi LERA
Atmosfera e rëndë politike po mban pezull Shqipërinë, shpresën e shqiptarëve, ku mungesa e alternativave shpëtuese, poshoqërohet me një luftë të paprinciptë midis grupimeve të ndryshme partiake. Dhe pavarësisht nga emërtësat e shumta që i vihen motiveve të kësaj armiqësie politike, përkthimi i vërtetë i këtij mesazhi ka të bëjë thjesht me zënien e kolltuqeve. Më sa duket këtë luftë, pseudopolitikanët e ndryshëm e kanë llogaritur mjaft mirë sepse ata e dinë që nuk do të dalin të humbur, në përfshirjen me interesat personale, por ai që do të vazhdojë të lëngojë edhe për ca kohë do të jetë kombi ynë, populli i shumëvuajtur dhe Shqipëria. Duart që ngrihen sot prej politikanëve për të bërë atentat së ardhmes, padyshim që një ditë do të gjejnë ndëshkimin e duhur, por atëherë do të jetë vonë për Ath[e?]un, që ai të mund të rigjejë energjitë e humbura, sepse e gjithë kjo është një kohë e shpenzuar në erë. Vetë ne, nuk do të na e falë kush që heshtëm gjatë para eksperimenteve politike, sepse fati i kombit na thërret për të mbrojtur sot dinjitetin e tij të nëpërkëmbur. Para disa ditësh dëgjova se vetëm në rrethin e Fierit janë bërë njëqindmijë kërkesa për t’u larguar nga Shqipëria dhe unë mendo-va me dhimbje, se sikur të gjithë këta të mund të ikin atëherë qyteti i Fierit do të mbetet i shkretë, e po kështu edhe Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra, apo mbarë Shqipëria. Qarku i mbyllur, ku po tentojnë ta fusin pseudopolitikanët e sotëm mnemëdhenj tonë, në fakt është një rreth tragjik, para të cil-it secili nga ne duhet të ngrejë zërin me të gjithë forcën e tij. Varfëria e tejskajshme, mjerimi dhe rritja e kriminalitetit, po shoqërohet me luftë të kolltukesh nga drejtuesit e politikës dhe prandaj, populli ynë nuk po gjen dot as pak rrugët e shpëtimit, duke kërkuar arratisjen. Natyrisht, Shqipëria, vendi i bekuar, të cilit rilindasit tanë i kanë kënduar me lot ndër sy, padyshim që një ditë do të bëhet edhe e tërë. Këtë nuk e pengojnë dot as mediokrit antishqiptarë dhe askush. Atëherë, kur të ndodh kjo, ne të gjithë do ta kuptojmë se sa kohë kemi humbur nëpër labirinthet artificiale dhe nuk do t’ia falim vetes qendrimin e heshtur që kemi mbajtur. Pseudopolitikanët të bëjnë luftë me mullinjtë e erës. Ne, të tjerët duhet të bëjmë Shqipërinë.