26/10/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

26 tetor 1999

Mediu: Socialistët nuk kanë të drejtë të qeverisin

F. 3

Meksi: Shqipërinë nuk mund ta ndryshojnë socialistët

F. 3

Dokle: Majko e mbajti premtimin, humbi një garë

F. 3

Pëllumbi: Ja si e mendoj Kabinetin e ri

F. 3

“Njeriu që qesh” humbet rrogën e kryeministrit

Nga Arben ILIAZI Në një sfond të hirtë qeverisjeje, kryeministri Majko preferoi dorëheqjen, si një shans për vete dhe ndoshta edhe për grupimin e tij. Portoleranca mbi të [pjesa e mëtejshme e rreshtit e prerë]. … ishte shkatërrimin e vlerave, liderët socialistë janë përpjekur të ruajnë dhe mbrojnë me vendosmëri vetëm mite cinike dhe ignorante për shkak të mentalitetit të mobilizimit të [vazhdon jashtë kornizës së imazhit] mbijeton ose dështon në raport me suksesin ose jo të qeverisjes. Majko nuk qeverisi, por vetëm buzëqeshi deri në shpërfytyrim. Atij i mungoi vizioni, kurajoja, duke rënë “dëshmor” në betejën midis interesave dhe ideologjive. Në qoftë se do të kish guxuar të kthehej në veprimtar të ndryshimit duke përfaqësuar një alternativë të re dhe origjinale, si brenda PS-së, ashtu edhe në qeverisje, në qoftë se do të kish vlerësuar rolin e tij në politikën publike, Majko nuk do të ish rrëzuar. Ata që arrijnë të ndërtojnë politika funksionale dhe kultura demokratike janë të fortë në individualitetin e tyre, të besueshëm në gjininë e tyre mashkullore e femërore, të ndjeshëm ndaj përgjegjësive për demokracinë, bombën, shkeljen e drejtësisë. Dorëheqja është një formë mësim-nxënieje vetëm në vendet e vërteta demokratike. Majko, ashtu si gjithë paraardhësit e tij socialistë, nuk ka qenë ndonjëherë kryeministër i shqiptarëve, por thjesht një i punësuar në Këshillin e Ministrave, që ka marrë “trajnë e kryeministrit”. Klerët socialistë janë të tallur me elektoratin e tyre, duke u përpjekur për të zbatuar gjithçka që kanë premtuar dhe bërë, duke vrarë pa mëshirë shpresën për të mirën e Shqipërisë. Paralelisht me mbrojnë me vendosmër i vetëm mite cinike dhe injorante për shkak të mentalitetit të mobilizimit të dogmave dhe turmave të militantëve. Fati i kryeministrave si Majko mund të përmblidhet thjesht: ata realizuan maksimumin e qeshjeve dhe ngërdeshjeve në minimumin e kohës. Në këtë mënyrë ata i hoqën plotësisht PS-së të drejtën për të qeverisur. Çdo qeveri e re socialiste do të kishte një perspektivë cinike dhe aspak të këndshme, si parabola e njeriut dhe e aftësisë së tij për të përqeshur vetveten. Por pavarësisht nga kjo, nuk mund të mos i japim të drejtë Heraklitit kur thotë: “Gjithçka rrjedh dhe asgjë nuk mbetet”. Edhe jeta politike në Shqipëri do të rrjedhë për të fituar një kuptim, për të marrë vlerat që i takojnë. Ne e dimë që sot do të jetë luhatje në tregun e valutave, pasi të merret vesh “dorëheqja”, por zor se mund të luhet bindja tashmë fikse e shqiptarëve se qeverisjet e ish-komunistëve janë jo vetëm të dështuara dhe cinike, por edhe antibombëtare. Shqiptarëve u jepet edhe një herë mundësia për të mos rënë në kurthin e tragjisë ose komike, e pengesa e gremisje. E dhjeta e vërtetë është e gatshme me forcën e personalitetit të saj dhe me përvojën institucionale të demokracisë. Sot nuk kemi nevojë për buzëqeshje, por për udhëheqje të shpejtë, për përgjegjësi, për të mirën tonë dhe të kombit.

Mbërrin sot në Tiranë ministri i Brendshëm gjerman

. F. 2

Paditet ministri i Arsimit, Ruka

. F. 2

Identifikohet kupola e trafikantëve

. F. 7

Gjinushi "mohon" Gjanën

. F. 5

Doganiertë: Na rrisni pagat të mos vjedhim

. F. 9

PAFI-'99