Rebusi i qeverisjes
Dje Presidenti Meidani, ndërsa suguroi qeverinë Meta, ndodfta e konsideroi veten me fat që gjatë mandatit presidencial pati mundësi tri herë të bekojë kabinetet e Aleancës për Shtetin, të cilat në asnjë rast nuk patën jetëgjatësi.
Pa paragjykuar jetëgjatësinë e ardhshme të kësaj qeverie mund të themi pa frikë se pikërisht ky kabinet qeveritar është më shtatshkurtri se të gjithë paraardhësit e tij. Gjatësia mesatare e qeverisë Meta është 1.50, ndërsa vetë kryeministri është përpjekur të gjejë mirë edhe ndonjë shtatlartë për rrufetëpritës, si psh ish-basketbollistin Rama, i cili në fakt ba qenë objekt i sulmeve që artistët shqiptarë kanë adresuar për entatin e bërë ndaj kulturës. Por kjo gjë nuk ka asnjë rëndësi parimore për qeverinë e tanishme sepse në fakt, strategjia e vërtetë e saj është shatërrimi i vlerave dhe jo ringjallja e tyre. Emrat e qeveritarëve të këtij kabineti të ri, në fakt të kujtojnë përpjekjet e mullixhive të luftës së dytë botërore që përpiqeshin të bënin bukë gruri, duke përdorur miell misri, në mënyrë që më pas ta shisnin atë në tezgat e pazarit të qytetit. Po kështu edhe skemat dhe platformat e PS-së dhe Aleancës për Shtetin është e qartë se janë gatuar të gjitha me miell misri, (madje me miell të skaduar misri), kështu që nuk mund të pritet aspak që të shiten në treg për bukë gruri. Është plotësisht e qartë se nga emrat e rinj të këtij kabineti nuk mund të pritet as frenimi i krizës dhe as zvogëlimi i saj, por vetëm thellimi mëtejshëm dhe shkatërrimi i vlerave. Kjo, sepse përfaqësuesit e të tre qeverive socialiste përdorën strategji parimën tyre të njohur, “vidh, vidh se diçka do të na mbetet”. Por, ndërkaq apopulli shqiptar nuk ka asnjë detyrim të presë deri në pafundësi që këta hileqarë të paaftë të bëjnë ç'të duan me fatet e ardhshme të kombit. Dhe për këtë gjë, së shpejti pritet reagimi i njerëzve të thjeshtë të cilët nuk kanë përse t'i detyrohen handaptilit, me platformat mesjetare të socialisteve të provuar në tre qeveri dështake.
Rendin do ta vendosë Ushtria
F. 10
Rendin do ta vendosë Ushtria
NJOFTIM PËR MEDIAT
Sot Asambleja Kombëtare e PR-së
Sot, ora 11.00, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PR.