05/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

5 nëntor 1999

Mediu takohet me ambasadorin e OSBE-së, Ahrens

. F. 3

Godo: Do të këmbëngulim në respektimin e Kushtetutës

. F. 3

Shehu brohorret Berishën në miting

. F. 5

Atentat “vrasësve” të Azem Hajdarit

. F. 2

Shampanjë dhe lot për Qeverinë Meta

Sot Qeveria Meta do të festojë me shampanjë votëbesimin parlamentar që pritet të marrë nga mazhoranca në kohën kur, sipas platformës programore, duket qartë se kjo qeverisje mund të mos e arrijë Vitin e Ri. Kjo për arsye se Meta, dje, pavarësisht se përmendi “yllin e karvanit”, si figurë për ta krahasuar me Kushtetutën shqiptare, këtë e bëri për t’i tërhequr histerinë opinionit që pret ditë-ditës, zbatimin e kushtetutshmërisë në lidhje me pronën private. Por Kryeministri Meta dje harroi të fliste për pronën private dhe zbatimin e ligjshmërisë, për rehabilitimin e një të drejte legjitime, që ka mbetur pezull për shkak të spekulimeve komuniste, të epokave të kaluara. Kryetari i kësaj Qeverie, që nuk harroi dje të përmendte në mënyrë të veçantë prioritetet e kabinetit të tij ndaj perimeve të serrës. Ndërkaq, harroi krejtësisht të fliste për domosdoshmërinë e konkretizimit të neneve kushtetuese për pronën private e cila përbën “Thembra e Akilit”, për çdo shoqëri demokratike dhe dhe të qytetëruar. Kjo natyrisht që nënkupton rastësi, por sinjal i qartë për fluturimin e verbër ku po nisët Qeveria Meta dhe ata që qëndrojnë pas tij. Meta gjithashtu u përpoq të mohonte faktin se kjo qeveri është precipituar i krizës disavjeçare që po thellohet dita-ditës. Por pavarësisht nga përpjekjet e tij demagogjike, e vërteta duket qartë në mungesën e perspektivës, uljen e mirëqenies, rritjen e papunësisë dhe kriminalitetit etj. Gjithashtu, Meta, në mënyrë që të japë për shtypje të gjalla si një udhëheqës që ulet gjunjë me gju me popullin, foli edhe për dritat, ujin punësimin etj. Madje premtoi se Qeveria do të ndryshojë rrënjësisht gjendjen, por ndërkaq shumica e qytetarëve të vendit nuk e dëgjuan as në radio e as në televizion, për shkak të mungesës së rorentit, i cili as nuk është stabilizuar dhe as nuk mund të stabilizohet me fjalë e premtime qesharake. Në fund Meta tha se do të luftojë korrupsionin dhe, në këto rast, rrejt pa dashje, shumica e ministrave gënjehën. Kjo natyrisht që të kujton “Arturo Ui”-në, pikërisht në momentet kur ai fliste për lulëzimin dhe parimet demokratike, ndërsa bashkëpunëtorët qeshnin me të madhe. Mos qoftë e thënë që kjo e qeshur e tyre të kthehet në vaj, për të ardhmen e Kombit.

Specialet survejuan Parlamentin

. F. 2

Nis rebelimi në Gjirokastër

. F. 7

Qendra e korrupsionit, Malësia e Madhe

. F. 9

Amerikanë në Shqipëri!

F. 13 Nga Faruk Myrtaj

Fet ministri i Privatizimit

. F. 1 Zëdhënësi PR-së, Adi Veli, do të zhvillojë sot një takim pune në Parlamentin italian, me deputetin e “Forza Italia”, ish-ministrin Jashtëm në Qeverinë e Berluskonit, z. Antonio Martino.

Online Albania

Vizitoni: www.albaniaonline.net